2011-a, Mesi triumfon edhe me gola ndaj Kristiano Ronaldos

28 Dhjetor 2011, 13:50Sport TEMA

Sigurisht nuk është mister që janë dy futbollistët më të mirë të planetit. Një sfidë e pafundme, ashtu si ajo mes dy klubeve të tyre: Barcelona dhe Real Madridi.

Edhe 2011-a ka konfirmuar dominimin e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, të cilët janë sfiduar në fushë në ′El Clasico′-t e nxehta që kanë ndezur 12 muajt e fundit, një luftë driblimesh, por mbi të gjitha golash, që kanë qenë vërtet të shumtë.

Dy lojtarë të mrekullueshëm, të aftë të shënojnë në vazhdimësi me një mesatare thuajse të një goli për ndeshje: mbresëlënëse. Mesi e ka fituar duelin me Ronaldon si në La Liga e në Champions League, por edhe në numrin total të golave të shënuar.

CR7 e mbylli 2011-n me 52 gola në ndeshje. Por nuk mjaftuan për të mundur Mesin me 55 gola në 57 ndeshje: 3 më pak se 2010-a kur shënoi 58 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje