Deklarata e “dashurisë” e Hoze Murinjos për futbollin anglez duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit e Realit të Madridit, të cilët kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e mundshëm të portugezit. Sipas mediave spanjolle dhe gjermane, Joakim Lëv është trajneri që do të drejtojë ekipin madrilen pas përfundimit të kontratës së tij me përfaqësuesen gjermane.
Murinjo ka bërë të qartë se nuk do të largohet para mbylljes së kontratës që ka me Realin, e cila përfundon në vitin 2014. Pikërisht në të njëjtën periudhë përfundon edhe kontrata e Joakim Lëv me Gjermaninë, ndërsa më pas ai ka vendosur që të marrë drejtimin e një klubi.
Vetë Murinjo e ka vlerësuar shumë Lëv dhe në një intervistë të dhënë pak ditë më parë ka folur mirë për të. “Lëv ka bërë një punë të shkëlqyer deri tani. Gjermania është një skuadër me kualitete të mëdha që e kërkon gjithmonë golin. Kjo është një kombëtare e ndërtuar me një të tashme dhe një të ardhme”, ishin fjalët e Murinjos i cili nuk mund ta mendonte se po komentonte punën e zëvendësuesit të mundshëm të tij.
murinjon mbas realit ska per ta marr asnje ekip se sdo fitoje asgje atje ku eshte
Mourinjo mbaro njehere punen qe ke nisur pastaj mendo per tjetren , me ate karakter qe ke ti mund te marresh vetem ekipin e anzhit te rusise se ktu ku je jo e jo qe sdo marresh trofe por edhe ke per te qare ne faze te dyte masi te luash el classicon e kthimit.
Po ku merrni vesh ju re….
Zili dhe enderr keni per pa tatur gjithmone “THE SPECIAL ONE”
Lev do ti jepte fund perandorise se Barcelones ,morinjo nuk ja hedh posht aftesite si tranjer por ai nuk di te nxjerri nje talent ,ku ka vajtur ka gjetur lujtare dhe ka blere vetem futbollista te te medhenj dhe nuk ka nxerre ndonje talet shikoni si i beri stive lojtaret me te mire te botes ne madrit dhe sdi si ti rradhisin ne fushe ,shikono Kaka si i ra vlera , Higuahin, Ozil Bencema Di maria ,kurse e gjithe barcelona bleu 2 futbollist dhe ashtu e shkepen ne dru prap realin ,por realipo mori Levin perfundoj Barcelona