Gigs-Spid
Mosha duket se nuk përbën problem për Rajan Gigs, mesfushorin 38 vjeçar uellsian të Mançester Junajtid i cili brenda javës së ardhshme mund të siguroje një zgjatje të kontratës së tij si lojtar, si dhe të emërohet trajner i kombëtares së Uellsit. Në këtë mënyrë, Gigs mund të luajë sezonin e tij të 23-të në radhët e “djajve të kuq”, ndërsa mund të jetë i punësuar me kohë të pjesshme si trajner i kombëtares së vendit të tij.
“Unë mendoj se Rajan mund të luajë një tjetër vit në nivele të larta. Nuk e di çfarë mendon ai për të ardhmen dhe e di që nuk do të luajë përgjithmonë, por jam i sigurt që mund të luajë të paktën edhe një sezon tjetër”, deklaroi trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson.
Ndonëse Gigs u kthye në një personazh të padëshiruar falë marrëdhënieve të tij jashtëmartesore, popullariteti i tij në Uells është i jashtëzakonshëm. Pas vetëvrasjes muajin e kaluar të Geri Spid, trajnerit të kombëtares uellsiane të futbollit, drejtuesit e Federatës së këtij vendi mendojnë që është natyrshme që Gigs të marrë drejtimin e skuadrës.
“Rajan nuk ka drejtuar asnjëherë ndeshje si trajner, por ai shihet si pasardhës i natyrshëm i Spid. Në moshën 38 vjeçare ai është perfekt për të drejtuar një skuadër të re si e jona. Ne kemi patur edhe më parë sukses me persona në të njëjtin pozicion. Uellsi ishte ekipi i parë që drejtoi Mark Hjugs dhe ai pati një sukses të jashtëzakonshëm. Edhe Spid kishte eksperiencë të kufizuar por bëri një punë të shkëlqyer. Për respekt ndaj familjes së tij, vendosëm që ofertën për Gigs ta bëjmë vetëm pas përfundimit të këtij viti”, komentuan burime nga Federata Uellsiane e Futbollit.
Gigs si lojtar ka qene eshte i mire i niveleve te larta.Por si njeri nje vemje e paperseritshme.Arrinte te shikonte dhe te dashurat e shokeve te tij.E se kish per gje te shkonte dhe me to nese do i ipej rasti.