Bogdani: Do luaj me kombëtaren për sa kohë do jem në formë

24 Dhjetor 2011, 12:41Sport TEMA

“Do të zbres në fushë me fanellën kuqezi, për aq kohë sa të jem në formë të mirë fizike”. Kjo është deklarata e Erjon Bogdanit, sulmuesit të Kombëtares, i cili aktualisht në moshën 34-vjeçare, vazhdon të mbetet një nga sulmuesit kyç të përfaqësues sonë. Lojtari i Çezenës në Itali ka vlerësuar trajnerin e sapoemëruar të Kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi, pasi e vlerëson atë dhe si njeriun e duhur për të marrë stolin e lënë bosh pas largimit të kroatit Josip Kuzhe. Po ashtu, një koment Bogdani e ka bërë edhe në lidhje me grupin eliminator të Shqipërisë në Botërorit 2014: “Është një grup i vështirë, por e gjithë skuadra do të duhet të japë maksimumin, edhe pse për momentin jemi në një periudhë rinovimi”. Në lidhje me të ardhmen, Bogdani nuk e përjashton një largim të mundshëm të tij nga Çezena në merkaton e janarit.

1 komente në “Bogdani: Do luaj me kombëtaren për sa kohë do jem në formë”

  1. katarakti says:

    Sikur te gjithe te tregonin aq dashuri dhe respekt per Atdheun sa Bogdani, Shqiperia sot do te ishte krejt ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje