Kung Fu në futboll. Portieri merr karton të kuq pse rrahu tifozin, skuadra lë fushën (FOTO+VIDEO)

22 Dhjetor 2011, 13:11Sport TEMA
Kung Fu në futboll. Portieri merr karton të kuq pse rrahu tifozin,

Një huligan holandez u fut në fushën e futbollit gjatë një ndeshje mes Ajax dhe AZ Alkmaar, e vlefshme për Kupën e Hollandës. Ai tentoi të sulmojë me shqelm portierin e skuadrës kundërshtare, por ky i fundit iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Portieri kostarikan i AZ Alkmaar, Esteban Alvarado nisi ta shqelmojë huliganin 19 vjeçar pasi ai u rrëzua në fushë. Rojet e sigurisë ndërhynë, por portieri mori një karton të kuq për sjellje të dhunshme. Atëherë trajneri i Alkmaar vendosi që ekipi i tij të ndërpresë ndeshjen në shenjë proteste. Deri në atë moment Ajax po fitonte 1-0. Përpjekjet për të bindur Alkmaar për të rihyrë në fushë ishin të kota.

http://youtu.be/p_IQXPBVVvI

2 komente në “Kung Fu në futboll. Portieri merr karton të kuq pse rrahu tifozin, skuadra lë fushën (FOTO+VIDEO)”

  1. pogradeci says:

    po ky portjjer qenka KING fare. te tlle duhen nja 10 ne shqiperi por qe te rrahin edhe arbitrat dhe Armand Duken

  2. Vladimiri says:

    Ke te drejte se njehere humbet ju ne pogradec dhe filluat te rrihnit arbitrat por faji eshte i dukes qe nuk perjashtoi lacin e pastaj do te shikonim se sa urte do te silleshit ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje