John Terry do të gjykohet penalisht për racizëm

21 Dhjetor 2011, 17:56Sport TEMA

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, është akuzuar nga Prokuroria Mbretërore e Anglisë për racizëm dhe i është caktuar seancë gjyqësore, pas ofendimit ndaj mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand.

“E kam këshilluar Policinë Metropolitane që John Terry duhet të gjykohet për ofendim publik racist gjatë ndeshjes së Premier League ndërmjet QPR dhe Chelseat më 23 tetor. Terry do të paraqitet para Gjykatës Mbretërore të Londrës Perëndimore më 1 shkurt 2012. Ai tani akuzohet për vepër kriminale dhe duhet t’i përgatitet një gjyq i drejtë”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Chelsea ka reaguar menjëherë pas marrjes së lajmin për akt-akuzën ndaj Terryt për racizëm. “John e ka bërë të qartë se i mohon të gjitha akuzat dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për ta pastruar emrin e tij. Chelsea FC gjithmonë e ka përkrahur John-in në këtë çështje dhe nuk ka asnjë dyshim se do të vazhdojë ta bëjë këtë. Chelsea nuk do të komentojë më tutje për këtë çështje derisa vazhdon procesi ligjor”, thuhet në një komunikatë.

Ka reaguar me dëshpërim edhe vetë kapiteni i Anglisë e Chelseat.

“Jam i dëshpëruar me vendimin për të më akuzuar dhe shpresoj që do të më jepet mundësia që të pastroj emrin tim sa më shpejtë që është e mundur. Kurrë nuk kam bërë shprehje racist ndaj dikujt dhe i konsideroj njerëzit e të gjitha racave si miq të afërt. Do të luftoj me mish e shpirt që ta dëshmoj pafajësinë time. Unë kam bërë fushatë kundër racizmit dhe besoj se për të nuk ka vend në shoqëri”, ka thënë Terry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje