Junaited-Liverpul, betejë për Xherdan Shaqirin

20 Dhjetor 2011, 13:24Sport TEMA

Mesfushori me origjinë kosovare i Baselit, Xherdan Shaqiri, duket se ka ndezur edhe një herë derbin historic mes Mançester Junaited dhe Liverpul. Këtë herë jo në fushë, por në merkato.

Sipas mediave britanike, Liverpuli është dukur më afër transferimit të mesfushorit 20-vjeçar, por tashmë në garë ka hyrë fuqishëm edhe Junaited, që nuk ka shumë kujtime të mira nga ky i fundit, pas eleminimit në Ligën e Kampioneve nga Baseli. Për Shaqirin, ditë më parë është përmendur edhe një interesimi i Barcelonës.

Për blerjen e Shaqirit duhen të paktën 10 milionë euro. Si Liverpul, ashtu dhe Junaited, kërkojnë që ta marrin që në merkaton e janarit kosovarin, por kjo do të jetë e vështirë, duke qenë se Baseli është kualifikuar në Ligën e Kampioneve dhe Shaqiri është një prej lojtarëve bazë të saj.

8 komente në “Junaited-Liverpul, betejë për Xherdan Shaqirin”

  1. i says:

    un nuk e marr vesh pse mburremi me kete ne,
    ky nuk eshte shqiptar por eshte zvicerian, luan me kombetaren e zvicres e nuk i plas fare per shqiperi apo kosove

    1. bali katravella says:

      …ah, po se salës ia ndim fort për shqypni, që t`ia ndijë shaqës. në fakt xherdani ka bërë mirë që ka përzgjedhur zvicërn, nuk ka pyka e kunxha si në kombëtaren me turlifarë trajnerësh të huaj, por kurrnjëherë me trajnerë shqiptarë. tumir meçi!

      1. Argita_B says:

        Anglia qe ka shpikur futbollin Qamilo, angkez e ka trajnerin? Po para Capelo, Erikson angez ishte..?

  2. tomori beratit says:

    Bota ka haruar nje fenomen shqiptar qe po te los me ke do lloj ekipi e çon kampion quhet salram sheqber,me origjin nga viçidoli dhe tani sulmues PYK me kombetaren shqiptareose futbollistin e talentuar shaban memia qe ka qen yll ne ekipin pdeist.Nxitoni o ANGLEZ dhe nuk do te zhgenjeheni.

    1. flamurtari says:

      edhe keta njesoj si barcelona do paguajne 10 milione euro per nje lopjtar qe te pres topat mbas porte

  3. ai eshte shqiptar po i rritur ne kushtet e zvicres jo te shqiperise, dhe verteton faktin se shqiptaret po te kene kushte, nuk jan me pak te zote se te tjeret .ne duhet te ndertojme kushte per te jetuar ne vendin tone.

  4. AGIMI says:

    ky eshte nje yll, qe ka pare te miren e tij…SHAQIRI YLLI SHQIPTAR…………..

    1. tony bruxell says:

      Bravo SHaqiri yll i vertete me ty mburret Kosovaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje