Prezantohet trajneri i ri i kombëtares: Krenar që do drejtoj Shqipërinë

19 Dhjetor 2011, 13:24Sport TEMA

Prezantohet zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Ai është prezantuar nga kreu i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka theksuar se De Biazi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare për të drejtuar ekipin tonë kombëtar të futbollit.

Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së ka theksuar se stadiumi i ri nuk mund të përfundojë në vitin 2012, ashtu siç është premtuar nga kryeministri Berisha. “Jo çdo gjë varet nga FSHS-ja për stadiumin e ri” ka theksuar Duka.

Në një prononcim për mediat De Biazi u shpreh i lumtur për detyrën e re ndërsa shtoi se dot bëjë gjithçka për të arritur objektivat.

“Kërkoj ndjesë që nuk mund të flas dot gjuhën tuaj. Falenderoj FSHF-në për ftesën. Ndihem krenar që do të drejtoj kombëtaren shqiptare, është përgjegjësi e madhe. Jam krenar që jam zgjedhur trajner i një vendi, që rritet si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive”, tha De Biasi.

Përsa i përket rezultateve që priten prej tij nën drejtimin e Shqipërisë, De Biasi u shpreh: “Nuk mund të japim objektiva, rezultatet vijnë me kohë dhe jo me fantazi. Përgjegjësia ime është të përmbush kriteret. Te kombëtarja shqiptare do të sjell eksperiencën që kam arritur me klubet ku kam drejtuar. Do të analizojmë pozicionin e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s dhe do ta përmirësojmë. Jam realist, që kombëtarja të rritet duhet t’i hedhim hapat njëri pas tjetrit.”

Në lidhje me grupin eliminator të Shqipërisë për botërorin “Brazil 2014”, ku përfaqësuesja kuqezi do të ketë përballë Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën dhe Qipron, De Biasi sheh Zvicrën si referencën që duhet të ketë kombëtarja: “Grupi eliminator është i vështirë. Zvicra do të jetë ekipi për t’u mundur në mënyrë që të arrijmë një vend të tretë.”

5 komente në “Prezantohet trajneri i ri i kombëtares: Krenar që do drejtoj Shqipërinë”

  1. raimondi says:

    Po Zvicra eshte me mire se Norvegjia dhe Sllovenia

    Nejse,suksese ne detyre

  2. FERDEROVA says:

    SUKSESE!
    CIAO DA MILANO!

  3. geno says:

    une i uroj suksese treviganit.
    ne shqiperi se kane kuptuar akoma qe shtepia nuk ndertohet duke filluar nga catia .sa do i mire te jete de blasi sa do te arrije te lexoje ndeshjet.shqiperia ka nje handikap te madh qe filloje qe me prishjen e klasave sportive neper shkolla dhe duke e kantadisur oret e fiskultures ne ore konjKU NEPER KAFE.ca stadiumi flet duka ku shkollat skane palestra dhe 15 vjecaret duken si pleq—-….

  4. joni says:

    Nuk e dija qe ishte dhe krenar qe do drejtonte kombetaren tone.

  5. haskoduka says:

    Urime De Biasit, por i duhet pak punë dhe kohë për të vënë në binarë skuadrën kuq e zi. Një pjesë të mirë të miellit për bukë e ka në Europë, kështu që i duhet të vrapojë e jo të ecë. Urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje