Barcelona është shpallur kampione e botës për klube, pasi ka mposhtur në finale skuadrën braziliane, Santos, me rezultat të thellë 4-0.
Ishte kjo një ndeshje të cilën Barcelona ka mundur ta fitojë me rezultat 10-0, mirëpo ishin disa momente me fat që shpëtuan brazilianët e Santos, pasi katalanasit ishin në ditën më të mirë të tyre, duke shfaqur perfeksion teknik, magji të futbollit dhe ngurtësim të statusit prej ekipi më të fortë në botë.
Barcelona dominoi nga fillimi i takimit, por goli erdhi në minutën e 17-të, kur Xavi në mënyrë mjeshtrore e gjeti të lirë Lionel Messin, i cili në mënyrë hyjnore finalizoi me një parabollë për 1-0.
Barcelona vazhdoi me lojën superatraktive, duke mbajtur topin në gjysmëfushën kundërshtare. Daniel Alves me një pasim në zonë e nxorri në pozitë shënimi Xavin, i cili ishte i pa gabueshëm për 2-0 dhe epërsinë solide të katalanasve.
Në vazhdim tregohet një mundësi shumë e mirë për Fabregas, i cili pas një pasimi të jashtëzakonshëm të Andres Iniestas, qëlloi shtyllën pingule.
Por, Fabregas shënoi në fund të pjesës së parë, kur pas një tollovie në zonë të krijuar nga një pasim fantastik i Lionel Messit, e vulosi rezultatin e pjpesës së parë në 3-0.
Në fraksionin e dytë Santosi hyn diç më ambicioz në takim. Neymar humbi dy mundësi të mira, përderisa edhe Borges kishte një rast të mirë të pa shfrytëzuar.
Shpresat e Santosit i ka shuar kush tjetër pos Lionel Messit, i cili pasi tejkaloi edhe portierin në minutën e 82-të shënoi për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Kështu Barcelona shpallet për herë të dytë kampione e botës për klube brenda tri viteve, në një briliancë futbollistike të shfaqur nga Lionel Messi, i cili i tregoi talentit brazilian Neymar se duhet të rritet ende për futbollin evropian.
Barcelona eshte ndofta ekipi me i madh i te gjitha koherave. Rralle ka patur ndonje ekip qe te dominoje futbollin boteror si po e dominon Barcelona aktualisht.
Krujf hodhi themelet e futbollit total ne shkollen e formimit te Barcelones, dhe ato themele paskan qene me te vertete solide..
A ishte Pele ne stadium te shikonte Neymar qe e quajti para ca javesh futbollistin me te mire ne bote???
Nuk ka “shartim” me te bukur ne akademite e futbollit se shkolle hollandeze-shkolle spanjolle. Kete e ka bere ne perfeksion Barça. Me vjen keq, por edhe sikur Barça me Realin te shkembejne trainerat Barcelona do jete po kaq e shkelqyer. Krahasoni,mbase jo sot, universitetin publik dhe 95% te universiteteve private. Tek keto te fundit mund te merren 2-3 diploma per 3 vjet, ti leme te tjerat. Akademia (universiteti)sportiv barcelonas eshte super cilesor, lum ai qe e merr “diplomen” atje per te luajtur futboll, sepse te tilla jane leksionet qe marrin talentet e rinj.