Tifozat Kuq e Zi: Ku është stadiumi i ri?

15 Dhjetor 2011, 23:30Sport TEMA

Duke parë lajmet kontradiktore tash e disa muaj, për dhe rreth rindërtimit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër mbi politizimin dhe neglizhencën e Qeverisë dhe organizmave kompetent rreth kësaj çështje. Më poshtë deklarata e tyre:

“Jemi dëshmitarë të lajmit pompoz që u dha se në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit, shqiptarët do ta kenë një stadium të ri, dhe kjo natyrisht se na gëzoj të gjithë neve, por sot e asaj dite kur u dha ky premtim, punimet ende nuk kanë filluar!

Si për t’u shfajësuar, faji gjithnjë mbetet jetim, dhe bartet sa tek njëra te pala tjetër, që si mjet bartje për kritika mes vete i përdorin mediat, e tifozët shqiptarë presin nisjen e punimeve. As edhe njëherë këta aktorë nuk u bënë transparent me shqiptarët, dhe të japin arsyet e mos-nisjes së punimeve deri sot. Ndërtimi i stadiumit të ri, i cili kemi përshtypjen se qëllimisht po zvarritet dhe skajshmërisht po politizohet, përveçse shkon në dëm të Kombëtares ai prish edhe imazhin e vendit dhe sportit në përgjithësi, dhe janë

Tifozat Kuq e Zi, ndër ato palë që e vuajnë më së shumti mungesën e një stadiumi, duke pritur me orë të tëra pranë hyrjeve të stadiumit, që kundërmojnë.

Jemi vendi i vetëm në Europë që ende nuk kemi arritur të bëjmë së paku një arenë të mirëfilltë sportive, qoftë ai stadium, sallë sporti apo pishinë olimpike.

Konstatojmë se investimet në sport janë minimale, pothuajse inekzistente, si në infrastrukturë po ashtu edhe në zhvillimin dhe popullarizimin e sportit. Sportistët elitarë nuk marrin shpërblimet e merituara, duke u stërvitur në kushte jashtëzakonisht të rënda.

Derisa nuk ndodhin këto investime që u përmenden, mungesa e rezultateve të larta bie edhe në barrë të organeve kompetente, të cilat kanë për detyrë zhvillimin e sportit, andaj me anë të këtij reagimi i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe palëve të tjera të përfshira në këtë projekt, që urgjentisht të fillojnë punën për ndërtimin e impiantit aq të dëshiruar për të gjithë shqiptarët.”

 

9 komente në “Tifozat Kuq e Zi: Ku është stadiumi i ri?”

  1. Dean says:

    Po c’a lesh stadiumi doni dhe ju tifozat Kuq e Zi??????????
    Tall bithen ”BACA” dhe ju e merni seriozisht.

  2. akil says:

    Ore keta tallin trapin me ne duka u bo me keq se sala i ka hip federates dhe nuk i zbret mo,mire me ne po dhe platinin e mashtruan.

  3. paraziti says:

    me dat 3 ose me dat 8 e keni gati!

    1. VFLP says:

      Jo, date 3 ose 8, po sic ja ben ai profesori nga Dibra te Portokallia. Me date 2 dhe ngre gishtat e mesit. ?

  4. aleksandri i madh says:

    stadium doni ju? me 36 gusht kur te qethen vicat…une thosh mos doni ndonje gje tjeter….

  5. Madeinlezha says:

    Ne Shqiperi ka kohe qe ka mbetur kalendari ke data 1 prill. Prit se do ndertojme edhe permendoren e Ismail Qemalit ne Tirane, parlamentin me te madh te Europes, biles se shpejti do pajisemi te gjithe me nga nje luge floriri …nderkohe enderrojme qe Kombetarja te marri pjese ne Boterorin e ardhshem ne Brazil. Biles per kete arsye ministri yne i jashtem pas nje pune teper intensive arriti te hiqte vizat me shtetin e Brazilit. Une e kam prenotu qe tashi bileten per vete.

  6. Kometa says:

    Nje reagim shume i bukur. Tifozat Kuq e Zi, kurre nuk kane qene dore e zgjatur e asnje partie, ata luftojne dhe mbrojne vetem kombin dhe flamurin. Kjo qeveri, i ka perdhose keto dyjat

    1. anticensurë says:

      kometë,ke të drejtë!është pikërisht koha për një bashkim të të gjithë shqiptarëve për të ndërtuar stadiumin e ri!të gjitha i kemi në rregull!qeverinë kriminele,bukën me listë,vrasjet në mes të bulevardit,shitjen e gjithë pasurisë kombëtare,kombinatin e fabrikimit të drogës”lazarat”,aksidentet vdekjeprurëse të përditëshme,vetvrasjet nga “kënaqësia e të qënit të pasur e të lirë” etj, etj….!
      vetëm stadjumi na ka mbet pa bërë!
      hajde njerëz idjot që grumbullohen për futboll!njerëz që duhet të mblidhen sepse saliu po nai fut boll!

      1. Toni says:

        @anticensurë, te gjitha ato qe thua ti jane te sakte por ama ka organizata dhe levizje qytetare qe merren me te tilla reagime dhe aksione qe ti po thua. Gjerat nuk duhen ngaterruar. Secila levizje te merret me problemet e saj. Ne tirane para ca kohesh dolen ne proteste per te drejtat e kafsheve. Cfare duhet te themi qe jane injorante!!! Jo, pasi secila levizje duhet te inkurajohet te beje dhe te kerkoje me te miren e komunitetit qe e mbeshtet. Kur njerezit te behen te ndergjegjshem qe nuk eshte TURP te reagosh atehere do kemi dhe dalje spontane te qytetareve ne cdo aspekt. Keshtu qe para se te kritikosh lexo per cfare behet llafe dhe mos paragjyko. CDO REAGIM APO AKSION DUHET MBESHTETUR DHE PERKRAHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje