Bardhezinjtë e Juventusit duket se kanë shfaqur një interesim të fortë për sulmuesin 33-vjeçar të Çelsit, Didier Drogba, të cilit I përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.
Siç bën me dije “Daily Star”, bardhezinjtë kanë hyrë në duel me pasanikët e Anzhit për sulmuesin nga Bregu, që, pavarësisht moshës, duket se ka rilindur, pasi është në një formë të shkëlqyer.
Për të konkurruar Anzhin, Juventusi ka vendosur që ta paguajë Drogbanë plot 5 milionë sterlina në vit. Por, rusët mund të ofrojnë më shumë dhe Drogba e ka bërë të qartë se do të shkojë aty ku ka më shumë para.
ishalla iken te anzhi se ketij sia vlen ti japesh as 3 byreke ne dite