Juventusi, ekipi i vetëm në Europë pa humbje

13 Dhjetor 2011, 12:25Sport TEMA
Juventusi, ekipi i vetëm në Europë pa humbje

Mbrëmjen e djeshme, ndërsa Juventusi barazonte me Romën, Mançester Siti, i vetmi ekip që nuk kishte pësuar humbje, së bashku me bardhezinjtë, u mposht nga ana e Çelsit 2-1.

Për këtë arsye, tashmë torinezët janë i vetmi ekip që nuk kanë pësuar asnjë humbje në Europë, edhe pse kanë luajtur në fushat e vështira të Interit, Lacios, Napolit dhe Romës. Bëhet fjalë për kampionatet më kryesorë në Europë, Angli, spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë, ku të gjitha ekipet e mëdha, kanë pësuar të paktën një humbje.

Juventusi ndodhet në vendin e parë, me pikë të barabarta dhe dy pikë më shumë se Milani, që ende vazhdohet të shihet si kandidati kryesor për fitimin e titullit kampion në Itali.

 

 

4 komente në “Juventusi, ekipi i vetëm në Europë pa humbje”

  1. Shqiperia says:

    Ca skuadre pa dinjitet dhe hajdute eshte kjo juvja…mashtruse e mashtruseve turp italianve per kete ekip me keq se ekipet shqiptare per korupsjon

    1. 1444 says:

      Juventus eshte krenaria e futbollit italian,kurse ti je turpi i shqiperise,qe flet me ate gjuhe pa respekt per nje nga skuadrat me te medha te planetit !!

    2. aleksander says:

      Ti nuk paske haber fare nga futbolli,te pakten mos fol se tregon budallekun tend.

  2. alex says:

    Juvja, eshte skuadra me me shume tifoze ne Itali dhe me ne shume fansa ne planet. Vec ndonje interist legen mund ta shaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje