Lorik Cana rikthehet fuqishëm duke shënuar, Lacio fiton

10 Dhjetor 2011, 21:00Sport TEMA

Lorik Cana ka dhënë një provë bindëse në ndeshjen e sotme me Leçen, duke arritur madje të shënojë edhe një gol për Lacion.

Cana është aktivizuar sapo ka filluar pjesa e dytë dhe vetëm dy minuta më pas ka mundur që të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Lacios, duke u dhënë kryeqytetasve avantazhin e përkohshëm 2-1. Në fund, Lacio ka fituar në fushën e Leçes 3-2, ky dy golat e tjerë u shënuar nga ana e gjermanit Klose.

Me këtë fitore, Lacio vazhdon që të qendrojë në vendet e para, ndërkohë që Cana shpreson se goli i shënuar mund ta çlirojë dhe mund t’i japë më shumë besim për ndeshjet e ardhshme.

8 komente në “Lorik Cana rikthehet fuqishëm duke shënuar, Lacio fiton”

  1. Tironci Lugano says:

    I uroj suksese me Lacion por dhe te permbahet se 2 min pasi shenoi golin mori karton te verdhe,

    1. raimondi says:

      Bravo Lorik! Loriku eshte me bosi atje tek Lazio

      Suksese Lorik !

      1. Argita_B says:

        Ku eshte lidhja me bos apo jo bos, flitet per futboll dhe me sa di, deri tani Cana 200 minuta ka luajtur qe nga shtatori te Lacio se ka qene ne stol!
        Per momentin Cana ka shume pune per te bere qe te arrije nivelin e nje lojtarit te formacionit baze te Lacio.

  2. Anduelinda says:

    se duroj dot kete lorik canen.
    me erdhi keq per Lecen. Pashe nje pjese te ndeshjes ne kafen e mbasdites me tim shoq. per here te pare ishim me te njejten skuader.

  3. erjon says:

    Loriku suksese po ka bere shume gabim qe ka ik nga marseja dhe te pakten te kishte ndejtur me sunderlandin qe ishte kapitem ne Itali ska per te pas sukses

  4. Tor lezha says:

    Po ti moj Anduelinda si dhe emrin e ke fallso.Dhe yte shoqe do jete ndonje viktime, (cockold – anglezet i quajn ata meshkuj qe gjejne kenaqesi kur shikojne gruan e vet duke bere sex me te tjeret). Po lorik cana ndofta nuk eshte futbollist i mire por ai eshte patriot.

    1. Alketi says:

      E vertet tori te pakten eshte patriot dhe kure luajn shqiptaret te pakten duhet me be tifo per ta.urime Canes dhe gjithe shqiptareve

  5. tony bruxell says:

    Bravo Cana YLL JE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje