Barcelona, 10 milionë euro për Xherdan Shaqirin

10 Dhjetor 2011, 14:02Sport TEMA

Nuk ka ditë që mediat e huaja të mos flasin për interesimin e klubeve të ndryshme për talentin e Bazelit, Xherdan Shaqirit. Pas Liverpulit, duket se për Shaqirin ka shfaqur interes edhe gjigandi i futbollit spanjoll dhe klubi më i mirë për momentin në botë,Barcelona.

Sipas sajtit footylatest.com,Barcelonaka ofruar 10 milionë euro për të marrë Shaqirin, që do t’u bashkohej kështu talenteve të shumtë të spanjollëve.

Barcelonakërkon që ta marrë Shaqirin që në janar, por, duke qenë se Bazeli është kualifikuar për më tutje në Ligën e Kampioneve, vështirë se do të privohet nga talenti i saj. Për këtë arsye, kjo lëvizje mund të bëhet vetëm në merkaton e verës.

20 komente në “Barcelona, 10 milionë euro për Xherdan Shaqirin”

  1. tony bruxell says:

    Bravo Xherdan talenti me i madh kosovar i te gjitha koherave.Te lumte

    1. raimondi says:

      Ou, shume bukur
      –Shko Xherdan me Barcelonen se atje do behesh tamam i famshem

      Hajde, Fati qofte me ty !

      Edhe mos harro ,shko merr edhe pashaporten shqiptare..

  2. england says:

    Do beje budallallekun me te madh te pranoje oferten e barcelones!
    pasi atje nuk po gjen vend te luaj Fabregas me compani,e jo Shaqiri
    pamvaresisht vlerave qe ka si futbollist,nese shkon per te bere
    buje se jam ne nje ekip te madh ok,por nese do te shohi karieren e tij ne rritje do bente mire te shkoje ne angli te liverpuli,apo arsenali
    se do kete shume shanse te luaje,me vone me pune mund te arrije dhe realin,dhe barcelonen…

  3. Coni says:

    Nuk eshte talenti me i madh kososvar,por talenti me i madh shqiptar(nga krahina e Kosoves).Mos ti ngaterrojme gjerat:Kosova eshte krahine e Shqiperise qe i eshte grabitur Shqiperise me dhune njesoj si Cameria,Dibra e madhe,Ulqini etj,etj

    1. tony bruxell says:

      Ke te drejte.

  4. Argita_B says:

    Arsenali do te ishte klubi ideal, me trajnerin ideal pasi ka dhene prova ne te kaluaren duke nxjerre shume talente qe kane filluar karrieren te Arsenali e jane shnderruar ne lojtare te klasit botereor.
    Arsenali eshte gjithashtu nje klub qe ka dashuri per lojen e bukur, eshte me te vertete kenaqeis ti shiohesh kur luajne.
    Problemi eshte se Shaqiri nuk ka dhene akoma thuajse asnje lloj prove qe ka kapacitetin te luaje ne klube si Arsenali.

    1. Tifozi says:

      Moj goce ky djali ishte me i miri ne fushe ne fitoren dhe skualifikimin 2-1 ndaj Manchester United-it nga nje ekip anonim si Baseli i Zvicres. Pregatiti te dy golat dhe driblonte sikurse Messi mbrojtjen e Manchesterit. Nuk ishte Manchesteri ai qe mposhti 7-0 Arsenalin tend te preferuaur.

      1. Tironci Lugano says:

        Tifozi
        Bazel nuk eshte ndonje skuader e madhe por dhe anonim nuk eshte.Ka vite qe luan ne kupat e europes ne ate te kampioneve me mire dhe ndonje rezultat e ka arritur.
        pershendetje

      2. Argita_B says:

        Ka me qindra futbolliste qe kane shkelqyer ne ndeshje te ndryshme por kjo nuk eshte nje garanci suksesi per te ardhmen e tyre.
        Ndeshja qe kreu Shaqiri do te terheqe kureshtare, observatore, rekrutues te cilet do ta ndjekin me qellim te dijne a eshte ne gjendje dhe a ka talentin e duhur te riperserisi performanca te tilla apo i mungon stabiliteti.
        Sa per Manchesterin e Arsenalin eshte nje teme tjeter, pasi mund te themi eshte Arsenali ai qe u kualifikua dhe Manchesteri ai qe u eleminua nga ekipe te dores se dyte…

  5. Tironci Lugano says:

    Arsenali eshte nje klub ku te rijte vijne dhe afirmohen.Kjo ka ndodhur 10 vitet e fundit me nej trajner qe tashme i ka ardhur koha te largohet.Ndersa Shaqiri eshte tashme i afirmuar duke lujatur kunder disa skuadrave e medha e madje dhe duke shenuar kunder tyre.Jo me kot e kerkojne disa klube nga ato me emer.

  6. zeneli says:

    hec mer luj me ktu ke neve ca do ti ke barcelona

  7. Në qoftë se Shaqiri duhet të bëhet lojtar i madh , para se të kalojë në kampionatin Spanjoll ose anglez duhet të provojë klubet gjermane ose hollandeze. Këto kampionate janë trampolina të sigurta për të bërë karrierë elitare më vonë tek Barcelona, Reali, Arsenali, Liverpuli, dy mancesterët etj. kalimi i menjëhershëm tek këto klube mund të dëmtojnë të ardhmen e tij sportive.

    1. Tironci Lugano says:

      Veteran
      Sa per skuadrat hollandese eshte mire aty ku eshte cuni.ne moementin qe flasim Basel eshte me larte se ato ose eshte ne te njejtin nivel me Ajaksin.Skuadrat hollandese ka vite qe ju ka humbur emri
      pershendetje

      1. flamurtari says:

        ku ka arritur futbolli te japesh 10 milione euro per te kapur topat mbas porte

  8. shqipdoni says:

    o xherdan shko ne barq , shohim ty bile tuj i mujt realin, se sun poi sho do qatu e n…. e hahahaha

  9. shqipdoni says:

    bravooo xherdan , edhe kisha desh mi than qasaj argites a ban mos me fillozofu fort .ti ke met me smu at se ku me shku!

  10. gjilanasja says:

    Te lumte Shaqir shpresoj se do te vendosesh te shkoshe ne ndonje ekipe ku do te munde te afirmohesh e te punoshe me shume e te behesh vertet emer i madhe si yllet boterore .Per familjen time ti je ylli me i medhe e i gezohemi e percjellim gjdo hap tendin e te urojme nga zemra shume shume suksese !!!

  11. Koli says:

    E shikon Xherdan qe nuk kishe nevoje te luaje me Zvicren.Parate i ben me klubet!
    Te garantoj qe do ishe me i nderuaruar dhe respektuar me Shqiperine se ne Zvicer do harrohesh sapo te lesh futbollin dhe do quhesh gjithmone nje i huaj.

    1. tironci Lugano says:

      koli
      Paske informacione te gabuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje