Tevez, as Milan dhe as PSG, ndërhyn Juventusi

9 Dhjetor 2011, 12:28Sport TEMA

Karlos Tevez është bërë një prej objektiave kryesore për merkaton e janarit për shumë klube. Fillimisht u duk se argjentinasi do të përfundonte tek Milani, por marrëveshja u komplikua për shkak të klubit të tij actual, Mançester Siti.

Për këtë arsye në skenë u shfaqën francezët e PSG, që kanë shprehur interest ë madh për të.

Megjithatë, në lojë ka hyrë fuqishëm edhe Juventusi, që duket se ishte dorëzuar për shërbimet e argjentinasit.

Bardhezinjtë madje kanë bërë edhe një ofertë për Sitin: të paguajë që në janar 4 milionë euro për ta marrë borxh Tevez me të drejtë blerje dhe në verë të paguajë edhe 26 milionë të tjera.

Kjo është edhe oferta më e lartë dhe më serioze dhe mund të bindë Sitin. Por, Juve duhet të bindë Tevezin, që duket se preferon të transferohet tek Milani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje