Tevez: Nëse nuk do isha futbollist, do gjendesha në burg ose i vdekur

8 Dhjetor 2011, 13:17Sport TEMA

Sulmuesi i Mançester Sitit, Karlos Tevez, teksa ka dhënë një intervistë për një television argjentinas, është shprehur shumë i lumtur me faktin që është bërë futbollist. Në të kundërtën, siç thotë ai vetë, do të përfundonte në burg, ose më keq akoma, i vdekur.

“E vërteta është se, nëse nuk do të isha bërë futbollist, tani mund të isha i vdekur, ose në ndonjë burg. Do të kasha përfunduar si hajdut”, ka thënë sulmuesi argjentinas, që është rritur në një lagje shumë të varfër dhe të kapluar nga krimi nëBuenos Aires.

Tashmë Tevez merr 9 milionë euro në vit tek Siti, ndërsa është shumë pranë transferimit tek Milani, pas problemeve me klubin anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje