5 trajnerë italianë, kandidatë për të marrë stolin e kombëtares

6 Dhjetor 2011, 15:07Sport TEMA

Shoping në Milano për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Fundjavën që sapo kaloi, Duka është ndalur në qytetin e veriut të Italisë, por jo për të shijuar modën e famshme të tij. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane dhe që ka gjetur dje edhe konfirmime zyrtare nga njerëz pranë FSHF, njeriu i parë i futbollit shqiptar i shoqëruar nga dy zv.presidentët Lutfi Nuri e Bujar Kasmi, sekretari i përgjithshëm, Eduard Prodani, si dhe agjenti i njohur shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhia kanë takuar plot pesë trajnerë të njohur italianë. Takimet i ka organizuar pikërisht agjenti i FIFA-s. Trajnerët janë: Xhankarlo Kamoleze, Xhani De Biazi, Benito Karbone dhe Xhuzepe Pijon, ndërkohë që javën e kaluar në Vjenë, presidenti i FSHF-së ka pasur një takim kokë më kokë edhe me Beretën. Të gjithë këta trajnerë kanë drejtuar më parë në klube të Serisë A italiane. Të gjithë janë aktualisht pa një klub dhe kanë shfaqur interes për të qenë në krye të Shqipërisë.

Ja kush janë kandidatët e rinj për kombëtaren!

Benito Karbone

Vjeç: 40

Kombësia: Italian

Ekipet që ka drejtuar: Pavia, Varese, Siena
Xhuzepe Pilon

Vjeç:55

Kombësia: Italian

Ekipet që ka drejtuar: Salvarosa, Bassano, Treviso, Padova, Genoa, Lumezzane, Pistoiese, Ascoli, Bari, Treviso, Chievo Verona, Treviso, Reggina, Ascoli, Livorno, Empoli


Mario Berreta

Vjeç: 52

Kombësia: Italian

Ekipet që ka drejtuar: Abbiategrasso (Ekipin e të rinjve), Monza (Ekipin e të rinjve), Como (Ekipin e të rinjve), Monza (Ekipin e të rinjve), Corsico, Pro Patria, Saronno, Como, Lumezzane, Varese, Ternana, Chievo Verona, Parma, Siena, Siena, Leçe, Torino, PAOK, Brescia

 

Xhani De Biasi

Vjeç: 55

Kombësia: Italian

Ekipet që ka drejtuar: Bassano (Ekipin e të rinjve), Vicenza (Ekipin e të rinjve),  Vastese, Carpi, Cosenza, SPAL, Modena, Brescia, Torino, Levante UD, Udinese
Xhankarlo Kamoleze

Vjeç: 50

Kombësia: Italian

Ekipet që ka drejtuar: Torino, Reggina, Vicenza, Livorno

9 komente në “5 trajnerë italianë, kandidatë për të marrë stolin e kombëtares”

  1. Lex Rex says:

    Nuk eshte e sakte qe te gjithe keta trajnere kane drejtuar klube te Serie A, Benny Carbone nuk ka ndonje pervoje ne kategorine e pare italiane.

  2. tomori beratit says:

    Kam degjuar se eshte nje person qe thot une jam me i miri ne europ per te udhehequr dhe i ka sfiduar te pese italjanet.Ky trainer ka me te vertet fam ne europ pse jo edhe ne bot.E krahason veten vetem me traineret e somalis,çadit dhe gabonit .Personi ne fjal eshte sal-ram -viçbisha dhe eshte me origjin serboboshnjak.Armando duka qe e njeh personalisht ka pranuar menjehere dhe ne nje konferenc shtypi ka then qe do te jemi finalist ne kupen e Europes qe do te zhvillohet ne bathore nga 1-30 qeshor te vitit 1714.dhe jam i sigurte qe do te realizohet endra jone e vjeter qe eshte”DO TJA FUSIM NE EUROPES”.ZOTI e bekoft shqiperin.

  3. gallata says:

    Jo jo jo ,asnjeri nga keta NUK ESHTE I DUHURI !-Dakord trajner italian,por ne radhe te pare duhet nje PERSONALITET nje qe ti degjohet fjala,dhe njekohesisht te pershtatet me mjedisin shqiptar.Ndryshe do te na ndodhe si me Dossena-n.I mire i mire po sa pa kushtet, u zhduk e s’u be me i gjalle.Per Shqiperine ideal do te ishte nje si Trapatoni,por ky veshtire te lere Irlanden per ne.Dy jave me pare ishte i lire Delio Rossi,tani ka Fiorentinen.Ky po qe do bente pune me Shqiperine.Amon mer Duka ça i ke kta kshilltare e kta menaxhere te uefas.Lidhu mer daj me Igli Taren, pyte e kerko ndihm sa ta ngrejm 1 kombtare si duhet.Igli ket vit ka bo blerjet ma te mira ne serie A.Ai njef Mazzone-n,edhe mjaft trajnere qe do ishin te pershtatshem per ne dhe jo futja kot.Dhe e funit, merni e rregulloni te pakten ato pankinat e “Qemal Stafes”,se osht turp kur vijne ulen milioneret(keshtu jane futbollistet sot)e Milanit e Realit ke ato karriget e qelbta te autobuzve urban te Shkodres,shifini si i ka edhe iraku e afganistani e jo mo europa.Merni ca sedilje makinash te karramume mer jahu e jo mo ato kompesatat se lam nom.

  4. alsid says:

    po duhet trainer shqiptare o zotri qe ben shoping ne milano dhe ke gjet emra te lodhur o mer nje ne itali qe ja vlen o lere mere maganin…………….triner shqiptareeeeeeeeeeeeee…..

  5. akil says:

    mer fare edi ramen tranjer ose sali berishen

  6. adriatik says:

    Ka emra plot qe mund te vijne ne shqiperi.

    Del Neri nuk eshte i zene. Malesani me duket ska ekip.

    Mazzone nuk vjen kurre ketu.

  7. mekaniku says:

    Po ik ore keput qafen me gjith kta trajner ordiner,ikore merr me mir se kta qe ke zgjedhur trajneret shqiptar,te pakten kan drejtu ekipet e superiores, jo te kadegoris dyt si kta, apo jon me te mir se jon Italion,Italia i ka te gjitha mren,njerzit e mdhej,staret e ndryshem,por ka edhe debila, te pa aft, hajdut, e gjithfar lloi,si kudo ne te gjith boten,turpi botes akoma hecin nji pjes njerzish me mentalitetin qe çdo gjo qe osht e jashme esht me e mir,inferioritet total.

  8. kumanova says:

    paska me hanger kombetarja me ksi loj trajnera,vaj medet.

  9. Hoxhe efenia says:

    kombetarja shqiptare ska nevoje per trajner..ka nevoje te shofi ndonje hoxhe se thone ka shkel..prandaj sben hajer…pika ne bythe ketyre idioteve ..shkaterruan kampionatin shqiptar duke shkaterruar ekipe elite dhe duke nxjerre katunet ne superlige…qe sot eshte kthyer si kampionati kooperativeve…po spate kampionat te forte ske per te pas Kombetare te denje te perballet me europen …dhe boten ..ne fushe do luajne lojtaret jo trajneri..cfare te beje nje trajner qofte dhe Schon apo Zagallo te ishte kur ne fushe ke 11 perverte qe ju varen breket…Aty qe Brigel aty qe Han qe jane yje boterore..dhe skishin cte benin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje