Juventusi fiton dhe rikthehet në krye të Serisë A

4 Dhjetor 2011, 18:13Sport TEMA

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Cesenas në shtëpi me rezultat 2-0, përkundër mungesës së Andrea Pirlos.

Pjesa e parë e kësaj sfide kaloi pa gola, me Juventusin që kishte disa raste të volitshme të pa shfrytëzuara. Nga ana tjetër Erion Bogdani ishte i pafuqishëm që të shënonte në portën e Buffonit.

Në pjesën e dytë u inkuadrua në lojë Alessandro Del Piero, i cili pas vetëm shtatë minutash lojë u largua për shkak të një dëmtimi në kokë.

Claudio Marchisio kaloi në epërsi Juventusin (72’) pas asistimit të Arturo Vidal, ndërsa ky i fundit shënoi në minutën e 83-të nga penaltia për 2-0 dhe fitoren e Juventusit.

Me këtë fitore Juventusi kthehet në krye të klasifikimit me 29 pikë, dy më shume se sa Milani dhe Udinese që kanë nga 27 pikë dhe ndajnë pozitën e dytë.

Ndërkohë Roma është mundur nga Fiorentina 3-0 me gola të Jovetiç dhe Oliveira me penallti dhe Gamberini, duke thelluar krizën te kryeqytetasit. Tre lojtarë të Romës dolën me kartonin e kuq; Juan,  Gago dhe Kerkic.

2 komente në “Juventusi fiton dhe rikthehet në krye të Serisë A”

  1. gucja says:

    para juve,,,,,,,,,,legjenda italise

  2. kolaqi says:

    penallti te tilla nuk na nderojne po nejse deri ne fund te kampionatit do jete haruar.mendoj se sot treguam qe jemi nje skuader ushtaresh te disiplinuar por pa komandant dmth pa fantazine e pirlos jemi nje skuader e vendit te 4-5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje