Trajneri kontravers i Real Madridit, Jose Mourinho, është zgjedhur si “Rock Star i vitit 2011” nga revista Rolling Stone As.
“Qëndrimi i tij sfidues, stili, inteligjenca, roli i tij aktiv në konferenca, si dhe qëndrimi i tij provokativ, kanë qenë arsye që revista jonë zgjodhi Mourinhon” thonë zyrtarët e revistës.
Portugezi Mourinho njihet për deklaratat e tij pompoze, me të cilat shpeshherë di të jetë mjaft thumbues.
Megjithatë, në fillim të këtij sezoni, Mourinho nuk ishte kaq shumë i dashur në Spanjë. Madje, u kritikua ashpër për acarimin që shkaktoi në ndeshjet Real-Barcelona, gjë që bëri të kishte përplasje mes lojtarëve në fushë, por dhe vetë portugezit dhe ndihmësit të Guardiolës.