Agjenti i Drogba: Didier do të shkojë atje ku ka më shumë para

29 Nëntor 2011, 14:02Sport TEMA

Didier Drogba ka refuzuar që të zgjasë edhe me një vit kontratën me Çelsin, duke i hapur rrugën kështu largimit të tij. Për të është folur për një transferim drejt Milanit, por agjenti i sulmuesit e ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke thënë se Drogba do të transferohet atje ku ka më shumë para.

“Ne e dimë se çfarë duam, ku duam dhe atë se çfarë oferta do të mirëpresim. Oferta e Milanit nuk na intereson. Në moshën e tij, Didier nuk ka nevojë për të provuar veten si lojtar, sepse ne do të pranojmë oferta më fitimprurës “, ka thënë menaxheri i Drogbas, Tierno Sejdi.

Ai shtoi se në qarkullim janë destinacionet të tilla si SHBA, Rusia dhe Katari, madje edhe ekipet nga Azia.

“Një opsion është LA Galaxy, por dhe ekipi rus i Anzhit, të cilët paguajnë mirë, por ende nuk kemi ndonjë kontakt zyrtar”, u shpreh agjenti i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.

1 komente në “Agjenti i Drogba: Didier do të shkojë atje ku ka më shumë para”

  1. Argita_B says:

    Agjenti i lojtarit, se bashku me lojtarin u jane errur syte nga paraja!
    Nuk jam kundra faktit qe te fitojne para, po Drogba ka rreth 8 vjet te çelesi dhe ka fituar rreth 50 milion euro, pra nuk ka me nevoje per para!!
    Harrojne se kane ardhur nga familje te varfera, ku as buke te hane nuk kishin, keshtu eshte kur njeriu harron se paraja te sherben per te jetuar e nuk jetohet per para!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje