Dhuna seksuale, Mancini dënohet me 2.8 vjet burg

28 Nëntor 2011, 18:35Sport TEMA

Amantino Mancini, ish-futbollisti brazilian i Romës, Interit dhe Milanit, është dënuar nga një gjykatë braziliane me 2.8 vjet burg, pasi ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një vazje braziliane, të cilën ka tentuar që ta përdhunojë.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Milano, gjatë një feste të organizuar nga një tjetër futbollist brazilian, Ronaldinjo. Prokuroria kishte kërkuar 3.8 vjet burg për Mancinin, por gjykata e ka dënuar një vit më pak.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje