Pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2009 në Romë, Mançester Junajtid ishte përfaqësues i një Premier Lige angleze tepër krenare që deklamonte me të madhe epërsinë e saj mbi kampionatet e tjerë në Europë dhe në botë.
Pasi anglezët fituan Champions-in më 2005 me Liverpulin, humbën pafatësisht finalen në 2006 me Arsenalin, humbën një tjetër finale me Liverpulin në 2007 dhe luajtën një finale tërësisht angleze në Moskë në 2008, mes Junajtid dhe Çelsit, ishullorët po bëheshin gati të fitonin trofeun e radhës.
Barcelona e fitoi lehtësisht atë finale, ndonëse u parashikua si e barabartë, ndërsa në 2010, klubet angleze për herë të parë nuk arritën të kualifikonin asnjë ekip në çerekfinale, pasi Arsenali u eleminua nga Barça, Mançester Junajtid nga Bajerni dhe Çelsi nga fituesi i ardhshëm, Interi i Zhoze Murinjos.
Finalja e vitit 2011 mund të quhet një plus për anglezët, por edhe arsye dëshpërimi pasi Barcelona sërish fitoi me lehtësinë më të madhe në mes të “Wembley”-t. Ky sezon i Champions-it ngjan disi me atë të dy viteve më parë dhe 3 nga 4 ekipet e Premier Ligës rrezikojnë të mos kualifikohen, por edhe nëse do t’ia dalin, me shumë mundësi do të klasifikohen vetëm në vendin e dytë.
Premier Liga është vërtet liga më spektakolare e botës për arsyen e thjeshtë se në atë kampionat luftohet çdo sekond me synimin për të kënaqur spektatorët dhe telespektatorët. Por, spektakli dhe fitorja janë dy gjëra që jo gjithnjë ecin paralelisht, pasi suksesi kërkon edhe shumë dinakëri taktike, por edhe yje të jashtëzakonshëm.
Për momentin, këta yje i kanë vetëm Barcelona e Reali i Madridit të cilët jo më kot cilësohen si favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve. Për fatin e keq të anglezëve, këto dy skuadra spanjolle, jo vetëm që paraqiten si favorite për të fituar, por edhe për të marrë çmimin “Oskar” të futbollit më të bukur. Kjo po, që është një arsye e fortë për t’u shqetësuar.
Barça e Reali kanë lënë prapa Junajtid në xhirot vjetore, duke u bërë klubet më të pasur të botës në futboll, ndërsa kanë në stola dy prej trajnerëve më të mirë (dhe tepër të rinj) në botë. Gjithsesi, futbolli kurrë nuk qendron në vend dhe Premier Liga beson se është në një moment tranzicioni ku Junajtid, Çelsi, Arsenal, Liverpul dhe Mançester Siti nuk kanë fituar ende identitetin që synojnë./sportekspres
Qe te mos kualifikohesh nje vit edhe pse asgje ska perfunuar sdo te thote te fundosesh.RRezikon vetem njera nga kater skuadrat ndaj dhe titulli eshte thejshte per te mbushur faqet e gazetes.
Shkrimi i mesiperm ka disa pasaktesira apo te paverteta.
Barca dhe Real eshte e vertete se kane arritur te kene nje xhiro vjetore me te madhe se sa Manchester United kete vit, por nuk eshte vetem xhiro ajo qe percakton pasurine e nje klubi!
Kur nje pseudo gazetar sporti aventurohet te shkruaje mbi ekonomine…