Sulmuesi holandez i Arsenalit, Robin Van Persi, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme, në kohën kur Arsenal ka më shumë se kurrë nevojë për të, pas largimeve të rëndësishme të Nasri dhe Fabregas.
Van Persi ka arritur që të shënojë plot 35 gola në 36 ndeshje, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të frikshëm.
Por, ai ka ende dy golashënues më të mirë përpara vetes: Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.
Ronaldo ka mundur që të shënojë 42 gola në 43 ndeshje ndërsa Mesi ka shënuar 41 gola në 43 ndeshje.
Tashmë mbetet për të parë nëse Van Persi do të arrijë të ketë ritmet e Ronaldos dhe Mesit, edhe pse kjo do të jetë shumë e vështira, duke qenë se Reali dhe Barcelona dominojnë në Spanjë, gjë që nuk ndodh me Arsenalin në Angli.