Xhenoa dhe Mynshengladbah, të "çmendur" pas talentit shqiptar, Armando Sadiku

24 Nëntor 2011, 18:30Sport TEMA

Gjashtë gola në pesë ndeshje me ekipin përfaqësues U-21 nuk kanë kaluar pa lënë shenjë. Sulmuesi i Shpresave Armando Sadiku është një nga njerëzit e momentit në futbollin zviceran. Pavarësisht se luan me një skuadër modeste të ligës së dytë zvicerane, lojtari është vënë në vitrinë për paraqitjet e shkëlqyera dhe diferencën që ka bërë në mënyrë konstante në këtë kampionat. Siti i mirënjohur italian tuttomercatoëeb shkruante dje që sulmuesi i ri shqiptar ka një gjeografi të gjerë pretendentësh. Ajo fillon nga vetë kampionati zviceran me Young Boys-ët në krye të listës, vazhdon me gjermanët e Borusia Mynshengladbah dhe përfundon me dy klubet e njohura italiane, Siena dhe mbi të gjitha Xhenoa e presidentit Preciozi. Sipas, tuttomercatoëeb është pikërisht ky i fundit njeriu më i interesuar për shërbimet e talentit shqiptar. Sidoqoftë, sipas mediave zvicerane do të jetë shumë e vështirë që klubi i Lokarnos të pranojë ta largojë futbollistin kaq shpejt, rreth 10 muaj pasi u transferua në Zvicër. Strategjia e Lokarnos, klub me të cilin Sadiku në qershor nënshkroi një kontratë afatgjatë është që ta mbajë edhe për pak kohë sulmuesin në mënyrë që këtij të fundit t’i rritet ndjeshëm vlera e kartonit. Kjo vlerë, sipas mediave aktualisht shkon në afër 1 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për një futbollist 20 vjeçar që nuk e ka treguar veten ende në një piacë të rëndësishme evropiane./sportekspres

8 komente në “Xhenoa dhe Mynshengladbah, të “çmendur” pas talentit shqiptar, Armando Sadiku”

  1. Madeinlezha says:

    Jo kaq bombe titujt, avash se edhe ne i lexojme lajmet e huaja sikur se i lexoni edhe ju. Nuk u cmend njeri per Sadikun. Behuni pak me realiste. Interesim kane shfaqur disa ekipe te rendesishme, te shpresojme per nje transferim drejt nje skuadre me te mire te ketij lojtari qe shpertheu papritur pas nje te kaluare jo fort te mire ne Shqiperi.

  2. raimondi says:

    Ec Armando,Fati qofte me ty !–

  3. Tironci Lugano says:

    Sadiku luan me nje skuader modeste sic eshte Locarno.ne fakt me ardhjen e Sadikut i cili cdo jave shenon gola skuadra e Locarnos nga vendi i fundit sot gjendet ne vendine 7_te e kjo fale merites se Sadikut.Nese ndonje skuader me e mire do vendose ta amrre Sadikun skuadra e Locarnos nuk eshte ne gjendje ta mbaje.Suksese cunit

  4. forca Sadiku vetem stervitje dhe gola ! do vij vete kontrata e madhe.

  5. raimondi says:

    Po une pashe nje nje ndeshje te Realit me nje ekip Kroat

    .Ne ekipin kroat loste nje shqiptar me mbiemrin Beqaj—

    Ishte lojtar i shkelqyer ,loste ne sulm he beri gol me koke kunder Realit-
    –Ai eshte djale i ri fare, dhe shume i talentuar , e bente mbrojtjen e Realit sallate

    1. fkpartizoni says:

      Ai eshte Beqiraj.Eshte nga Kosova, por luan per kombetaren e Malit te Zi.

    2. Ky është futbollisti kosovar Fatos Beqaj i cili luan me Dinamon e Zagrebit dhe përfaqësohet me kombëtaren e Malit ë Zi. Nuk ka asnjë mundësi të luajë për Shqipërinë.

      1. Artan says:

        e pashe dhe une ndeshjen. Fatos Beqiraj kish nje nuhatje spektakolare per gol. shenoi nje gol rrufe e te mrekullueshem. gjuajti qe larg me koke nderkohe qe ishte i markuar nga te dy krahet dhe e çoi topin mu ne trekendeshin e djathte te portes. aksioni i Dinamos vijoi aq shpejte qe nga mesfusha sa nuk kish kohe as per te hapur e mbyllur syte. Edhe ne golin e dyte Beqiraj ishte i pozicionuar ne menyre perfekte dhe do te kish shenuar ai po te mos ta kish bere shoku i tij. per fat te keq mori nje karton te verdhe per proteste, kur duhej te kish marre nje goditje te lire.

        Megjithse Reali ia shkermoqi brinjet Dinamos (ne minuten e 8 shenoi golin e trete) Beqiraj gjeti kurajo te shenoje nje gol te papershkrueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje