Roberto Mançini e ka pranuar se Mançester City, është në prag të eleminimit nga Champions Liga.
Humbja 2-1 me Napolin dhe ndeshja e ardhshme me Bayernin e Mynihut, në shtëpinë, në grupin A janë shenja të këtij eleminimi të mundshëm, ndërsa Mançester City shpreson që Italianët të humbin në Vilareal.
Pyetje të shumta u ngritën për performancën e Balotelit, por Mançini u shpreh se gjatë ditës ai nuk ishte ndjerë mirë, pasi kishte qenë i sëmurë me temperaturë.
Në vazhdim bosi i City-t tha: “Kemi 30 përqind shanse për të vazhduar më tej, por edhe nëse s’ia dalim dot, do të kemi shanse më tej në Europa Ligë.
Jeta jonë nuk mbaron, nëse nuk vazhdojmë dot më tej. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por jo me performancën.
Pësuam dy gola shumë të këqinj, por unë besoj se luajtëm goxha mirë!”- përfundoi Mançini.
Ne fakt fundi i botes eshte te kesh gjithe ata lojtare te shtrenjte dhe te eliminohesh qe ne ndeshjet ne grupe. Manchester City mund te behet ekip vetem kur te ike Mancini.
Edhe si lojtar ske pasur fat ne kupat e Europes