Kristiano Ronaldo është pothuajse gjithmonë në qendër të vëmëndjes nga ana e tifozëve kundërshtarë, të cilët e sulmojnë dhe fyejnë atë. Jo vetëm kaq, por shumë tifozë kundërshtarë, kur luan Ronaldo thërrasin emrin e Mesit, gjë që Ronaldos nuk i pëlqen, gjë që e ka treguar edhe me gjeste dhe deklarata.
Megjithatë, së fundi ai ka thënë se nuk e ka problem këtë gjë dhe nuk provokohet. “Nuk më intereson nëse thërrasin emrin tim, të Mesit apo heshtin. Nuk mund të më provokojnë dot”, ka thënë Ronaldo, duke shprehur njëkohësisht lumturinë për formën e mirë që po kalon Reali.