Tirana-Teuta fitojnë në fushat “e ferrit”, kreu i paprekur

20 Nëntor 2011, 18:30Sport TEMA

Vazhdon dueli në distancë mes bardhebluve dhe durrsakëve, të cilët vazhdojnë të ruajnë ritmin e tyre të papërballueshëm për të tjerët

Tirana dhe Teuta mbajnë të paprekur hegjemoninë e tyre në kampionatin shqiptar, nëpërmjet fitoresh të arritura në transfertë përballë dy skuadrave në luftë për mbijetesë.

Për bardheblutë, më shumë se Tomori, vështirësitë më të mëdha i paraqiti fusha “e patateve” në Lushnje. Në një ndeshje të kushtëzuar dukshëm nga terreni, diferencën e bëri me fuqinë e tij qendërmbrojtësi Dushku, autori i golit të vetëm të takimit.

Ndërkohë, në Peqin, Teuta luante për të ruajtur kreun ndaj vendasve të vendosur për të siguruar pikë të vlefshme për mbijetësën. Një gol i shpejtë nga Mancaku pas një krosimi lehtësoi shumë planet e trajnerit Lika, ndërsa Sheta me kokë dyfishoi brenda pak minutas. Pavarësisht se vendasit arritën të gjejnë një gol brenda pjesës së parë, Teuta u rikthye në “bunkerin” e zakonshëm pas intervalit, duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të ruajë rezultatin./sport ekspres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje