Zidane, lojtari më i mirë në historinë e Champions League

18 Nëntor 2011, 12:39Sport TEMA

Zinedine Zidane është zgjedhur futbollisti më i mirë i Champions Leagues, në 20 vitet që ka ky kompeticion. Një sondazh i lojtarëve, gazetarëve dhe lexuesve të Uefa.com, vë në krye Zizoun si futbollistin më të mirë që ka njohur Champions League.

Zidane ishte prezent në 2 finale të kësaj gare, duke fituar një trofe. Në këtë trofe ishte padyshim më i dalluari, pasi shënoi një gol të paharruar në finalen kundër Bayern Leverkusenit, e cila u fitua 2-1 nga Reali.

Menjëherë pas Zizous, si lojtari më i mirë në Champions League, ëhstë votuar ylli i Barcelonës, Lionel Messi, si dhe mbrojtësi i Milanit Paolo Maldini. Në mesin e më të mirëve të këtij kompetici0ni janë disa yje të futbollit botëror si : Xavi, Casillas, Raul, Iniesta, Ronaldinho, Roberto Carlos, Cristiano Ronaldo, Kaka dhe sulmuesi brazilian Ronaldo.

2 komente në “Zidane, lojtari më i mirë në historinë e Champions League”

  1. g-unit-tirona says:

    pa diskutim,,,,,,,,,,,me i miri

  2. Dena says:

    Zidane,do te mbetet gjithmone numri 1 ne historine e futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje