Holandezi Gus Hidink nuk është më trajneri i Turqisë. Lajmi që përflitej prej ditësh është konfirmuar nga ana e Federatës turke të Futbollit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, mësohet se kontrata është zgjidhur me konsensus mes Hiding dhe Federatës.
Në këtë vendim ndikoi padyshim fakti se Turqia nuk arriti dot që të kualifikohej në euro 2012, pasi u eleminua në play of nga ana e Kroacisë. Për turqit ishte e dhimbshme humbje në fushën e tyre 0-3 ndaj kroatëve, ndërkohë që në Kroaci arritën vetëm një barazim pa gola.
Po ky,nuk eshte kandidat per FSHF,se nuk late njeri pa permendur..