Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho vendosi të largojë mesfushorin Fernando Gago drejt Romës pas deklaratave të shpeshta të argjentinasit në media lidhur me gjendjen e ekipit në dhomat e zhveshjes. Tre futbollistët argjentinas të Realit, Gago, Higuain dhe Di Maria nuk ishin në gjendje të mbanin gojën mbyllur. Dy të fundit u falën. por Gago e pagoi me largim nga Bernabeu. Gago ishte transferuar në Madrid më 2007 për 21 milionë euro nga Boca Juniors.