Edhe 4 muaj burg të tjerë për Luçiano Moxhin

11 Nëntor 2011, 18:51Sport TEMA

Drejtësia italiane i jep një tjetër goditje të fortë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Juventusit, Luciano Moxhi.

I dënuar me 5 vjet e 4 muaj heqje lirie vetëm pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Napoli, denimit të tij i janë shtuar edhe 4 muaj të tjerë për shkak të kërcënimeve ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Romës, Franko Baldini, gjatë procesit “Calciopoli”.

Në momentin e dëshmisë, Baldini mbante një post publik dhe pas kërcënimit të Moxhiit, gjykata duket se ka vendosur në favor të tij, duke zhytur edhe më shumë në telashe atë që cilësohet si ideatori dhe dejtuesi i skandalit Calciopoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje