Barcelona është e gatshme që të bëjë çmendurira për të marrë uellsianin e Totenhem, Garet Bejl. Sipas “Daily Mail”, spanjollët janë të gatshëm që të paguajnë plot 40 milionë euro për mesfushorin e majtë, i cilësuar si ndër më të mirët në botë për rolin e vet.
Totenhem u ka rezituar shumë ofertave verën që shkoi për Bejl, por duket se këtë verë uellsiani do të largohet, duke qenë se për të kanë shprehur interes ekipet më të mëdha në botë. Real, Inter, Çelsi etj, janë vënë në radhë për të, por Barcelona ka bërë një ofertë konkrete dhe tashmë pritet përgjigjia e drejtuesve të Totenhem.