Atmosfera e akullt në stadium nuk është pritur mirë nga futbollistët e kombëtares. Sipas Hamdi Salihit, tifozët duhet ta mbështesin gjithmonë skuadrën, jo vetëm kur luajmë përballë skuadrave me emër.
E keqpërgatitur “Qysh në momentin e parë që u futëm në stadium, u duk që kjo ndeshje ishte keqpërgatitur. Ambienti nuk ishte i ngrohtë. E filluam takimim shumë të plogësht dhe të ngadaltë si dhe lëshuam shumë terren. Ishte një ndeshje miqësore, që do të thotë se nuk duhet të bëhet nami, pasi eksperimentuam me shumë lojtarë të rinj. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam 7-8 raste për gol, por nuk shënuam.
Apeli për tifozët “Në fushën tonë jemi mësuar me një atmosferë tjetër. Më erdhi keq që ndodhi kështu. Tifozët nuk duhet të vijnë për të parë vetëm Kristiano Ronaldon apo Riberinë, kjo është kombëtarja e tyre. Ta kenë të gjithë të qartë që unë, Loriku Erjoni dhe gjithë të tjerët nuk vijmë këtu për pará, por për të përfaqësuar dhe nderuar Shqipërinë dhe për të bërë diçka për imazhin e vendit tonë. Media, organizatorët, tifozët dhe ne futbollistët duhet të jemi të gjithë bashkë që Shqipëria të lërë përshtypje të mira.”
Përgjegjesia A janë përgjegjës futbollistët për ftohjen e tifozëve për shkak të rezultateve? “Sa herë kemi luajtur në shtëpinë tonë dhe në prani të shumë tifozëve asnjëherë nuk kemi zhgënjyer. Edhe kemi humbur me skuadra të forta, por ama kemi zhvilluar ndeshje shumë të mirë, duke i lënë të kënaqur edhe tifozët. Nëse ka ndonjë tifoz që mendon se ne duhet të kapim patjetër vendin e parë apo të dytë i them që është shumë i gabuar.”
jo more salihi , ne nuk duam qe shqiperia ti ngjise shkallet nga tre dhe kater por nje nga nje por ju keni ngel tek shkallet e para dhe nuk po ngjiteni gjekund ! Gjithmon kemi dale ne vend te parafundit , shqiptaret presin qe me kalimin e kohes shqiperia te arrije ne vendin e kater , te trete dhe pastaj ne te dytin si p.sh Bosnja !
nqs ju perfaqesoni shqiperine pa interes prapa, atehere me shpjego pse shume nga ju refuzuan ftesen e kombetares per ndeshjen me argjentinen?????
o Salihi aman mos fol neper forume…
per cfare te vinim se si levizje ti si pule e ngordhur ne stadium…
ne nuk kemi shansin te shkojme te shohim Ronaldon dhe Messin per ata ja vlen te shkosh por per ty ca te shohim…
dhe gjyshja ime e gjuan me fort topin se ti …
vetem ju nuk keni goje me fol …nqs je i mire tregoje ne fushe dhe kaq…
kush ishte ai trajner qe e futi Kapllanin 2 minutat e fundit te ndeshjes…
krejt pa lidhje…ai ishte me ne forme aty…
loja ishte edobet ama cana meriton respekt
pa dashur te fyej ndonje po mire kane bere tifozat qfare te shohin tifozat ne stadjom calesha , ca mendjemedhenj , po ju o futbullista si i keni shperblyer tifozerin tuaj qfare keni bere per to , apo keni shitur ndeshjet , kete keni , bere , ky brez futbollistash nuk ka se pse kerkon mbeshtjetjen e tifozeris , sepse nuk e miritojn, jeni o sali te gjithe mendjemedhenj dhe shkerdhata qe ja veni faojn tifozeris , kesaj tifozeria qe me gjith ato probleme kurr nuk ju la , anembane kane ardhur per ju , me gjithe keto veshtersi edhe nga kosova erdhen qdo ndeshje, dhe ju as qe menduat per to , dhe i shpaguat e vend te kater qe dhe nje ekip i kategurise dyte do e kishte arritur kete vend
Pa na thua ti o Saliho, cfare ndryshimi kishte kjo ndeshje pa tifoza me nje ndeshje e mbushur plot me tifoza!? Rezultati ishte i njejte. Humbje! Ne qofte se jeni inkompetente dhe te plakur mos na perfaqsoni fare… kerkoni shkarkimin e Dukes qe do te jete normale per hire te tifozerise mbare Shqiptare. Ku ke pare ti qe te mbetemi gjithmone ne fund the askush te mos jape pergjegjsi!?
E ndjejme veten te fyer dhe te turperuar pasi perballe kete here nuk kishim ndonje ekip me nivel me te larte se ai i yni, por lojtaret tane hyne ne fushe si nj etrup me koke te prerë, pa shpirt luftarak dhe gati çdo lojtari tone, lojataret e azerbaxhanas ia merrte topin ne çdo duel. Ky eshte nje turp! Per kombetaren nuk ka ky ishte nje takim miqesor ai tjetri zyrtar! Lojtaret e kombetares duhet te bejne gjithmone detyren e etyre.
Kristiano Ronaldo nje here ka ardhur ne stadium,dhe te shkosh te shikosh ate tregon respekt per futbollin.Ky respekt nuk i kamunguar djemeve te KOMBETARES asnjehere,te pakten ne “Qemal Stafa”,pavaresisht rezultateve qe kane marre.Por arroganca e drejtuesve do te çoje ndoshta ne bojkot pa kufi te stadiumit. Ketu nuk po thuhet qe ata çuna duhet medoemos te dalin kampion. Por edhe te tallen me ndjenjat e tifozeve eshte gjynah. Kane qene ata qe kane mbushur shkallet edhe kur çmimi i biletave ka qene i kripur per xhepin e tyre(ndeshja me Francen)por prape erdhen dhe i mbeshteten. Pse mos te kete reagime pozitive nga drejtuesit?
Ske faj ti Hamdi fajin e kemi ne tifozat qe ste ngrejme nje ne ajër Ty dhe te tjetet.
Po a vihet ne stadium me te pa Ty mer???
Ti nuk di me I ra topit
Eshte koha per te hequr dore nga bastet,dhe per te derdhur djerse…Kuq e zinjte vijne vete po u afruat dicka te tille. Por po shkuat ne fushe me deshje te shitura ,apo duke bere piknik ne vend te stervitjes…askush s do ju perkrahe…askujt siaka qefi te dale nga stadiumi me koken e varur….
Jam i mendimit qe tifozeria beri shum mir qe nuk shkoj kte ndeshie ne stadium,se ekipi jon komtar ishte msuar keq,me rezultat pozitiv apo jo, tifozet ishin te sigurt ne stadium,po le te na sqaroj Salihi, po kur i ndoqem ne ndeshien ne paris kunder frances,pse nuk u afrun sikur njiher te vetme tek tifozeria me i pershendet,por as nuk naj veshkellyn fare,filloj e mbaroj ndeshia, as nuk e vut ujin ne zjarr per tifozerin tuj, qe kishte ardh nga ana anes, tani po te vika keq qe nuk po ju vim ne stadium,dum me shum rrespekt nga ana jujpranej nuk vim.
edhe kjo ka ngelur qe faji tu hidhet tifozave nga ana e lojtareve ! o Salihi a lejohet ndrim me ne qe jemi ne stadium, se edhe 11 tifoz po te luajn te sigurt e kemi vndin e parafundit, si ju !
osalihipse kerkon nga ne te te vime te te shohim si loz dhe nuk kerkon na S.berisha te te shikoje ty ,por kur do ai ti del ne tribun per ta perkrahur ne politi ,prandaj leviz kembet e luaj bythe se ndryshe nuk ju ven njeri ne stadium.
o SALIH,O tutkun,ngele duke marre pjese ne forumet e PD e duke bere propagande per SALIHIN TJETER,ne nje kohe qe duhet bo gola e me lujte me zemer,me shpirt,,,,,BRAVO TIFOZAT JA KTHENI KURRIZIN KETYRE PISAVE ME NE KRYE DUKEN,,,,jashte kombetares nga SALIHI,DURO,BOGDANI,, e gjithe gerdallat e tjere,,,hapni syte e merrni talentet shqiptare neper evrope ne skuadrat zinxhir,,,sa me shpejt nje lige e perbashket SHQIPRI-KOSOVE,,,,nje trajner me experience,sa me shpejt,,,,urime TIFOZAT KUQ E ZI!!
Tifoze jane ata qe e ndjekin ekipin e zemres edhe kur humb jane lojtari i 12-te…..federate e nje vendi quhet ajo qe nuk i shet me shtrenjte biletat kur vijne ekipe te medha por standart…. Lojtare quhen ata qe japin maksimumin ne 90 minuta dhe luftojne per cdo top.
Salihi te mos na e shesi “kontribut patriotik” pjesemarrjen ne kombetare!
Sot njerezit nuk jane aq injorante qe te mos kuptojne se cfare impakti ka pjesmarrja ne kombetare per te lidhur kontrata te majme me klube te pasura futbolli. Le te na thote zoteria: Ndeshjet me kombetaren,a nuk i perdor ai dhe te tjeret si CV ne dore te menaxherve te zote, per te lidhur kontrata dinjitoze financiare?! Sa impakt ka nje gol qe mund te realizoje Salihi apo dikudh tjeter kunder Anglise,Gjermanise,Holandes,Spanjes…etj ne merkato edhe pse ndeshjet me keto ekipe mund t’i humbasim?! Qofte edhe per nje mbrojtes apo portier,si ne rastin e ndeshjes me Portugaline ne stadiumin e Brages?!
A i perdor edhe federata ndeshje te caktuara si alibi per te ruajtur karriget dhe privilegjet qe burojne, a nuk eshte dominues ne dikasterin qe menaxhon futbollin ketu tek ne,mentaliteti i basaxhiut?!
A nuk do ishte me civile,me intelektuale dhe e ndershme qe problematika e vertete ne futboll te trgohet me gisht nga vete futbollistet,ne vend tqe te konformohen nga frika se humbasin edhe pjesemarrjen ne kometare?!….