Në mungesë të Altin Lalës dhe Ervin Skelës, tashmë të tërhequr, shiritin e kapitenit e ka mbajtur Lorik Cana. U rikthye në mesfushë, sepse aty kishte nevojë skuadra, por goli i Azerbajxhanit erdhi pas një pasigurie të tij. Cana nuk dëshpërohet, por kërkon që te kjo ndeshje të shihen edhe anët pozitive.
Lorik, ndoshta është hera e parë që shikoni kaq pak tifozë në stadium, si e shpjegoni këtë?
Për ne është kënaqësi e madhe kur luajmë në fushën tonë para tifozëve tanë, të cilët na kanë përkrhaur gjithmonë, por sot mungoi ajo pjesa më e zjarrtë, “Tifozët Kuq e Zi”, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar. Gjithsesi, detyra jonë është të japim maksimumin, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë. Sigurisht që nuk na vjen mirë kur ka shumë pak njerëz, por unë jam i bindur që në të ardhen ata do të vijnë dhe do të na përkrahin. Në prag të edicionit të ri ne do ta kemi prapë tifozërinë tonë të zjarrtë, sepse kombëtarja mbetet kombëtare.
Këto vitet e fundit ishim mësuar me fitore në ndeshjet miqësore. Mos vallë kishte mungesë motivimi…?
Jo, jo, po iu ndaloj qysh në fillim. Të mos ia fillojmë prapë me mungesë motivimi e çmotivimi. 20-25 minutat e para nuk ishim mirë, sepse po luanim me një skemë të re, me lojtarë të rinj, që nuk kishin luajtur më parë në ato pozicione. Ndërsa kundërshtari ishte kompakt, luajti shumë mirë në këtë hark kohor dhe arriti të shënonte.
Ne u kthyem mirë në ndeshje në fund të pjesës së parë, me lojtarët që luajtën në pozicione më natyrale, ndërsa e dyta ka qenë nga më të mirat që kemi zhvilluar ndonjëherë. Kundërshtari nuk iu afrua portës, ndërsa ne krijuam shumë raste dhe zhvilluam lojë me shumë cilësi. Rezultati përballë një kundërshtari si Azerbajxhani, që sigurisht duhet respektuar, është zhgënjyes.
Ku ndihesh më mirë, në qendër të mbrojtjes apo në mesfushë?
Kjo pyetje më është bërë 300 herë. Ka lojtarë si Zaneti, që sigurisht që nuk duhet të krahasohem me të, sepse është i jashtëzakonshëm, që luan në disa role, në varësi të nevojave të skuadrës, kurse unë luaj në mbrojtje dhe në mesfushë. Besoj që në këto 3-4 vite që kam luajtur në mbrojtje i kam shërbyer skuadrës. Sot kishim mungesa në mesfushë, dhe besoj që ishte e rastit, ndaj luajta aty. Edhe te Lacio luaj në këtë pozicion.
A i mungon skuadrës trajneri i parë?
Sigurisht që është ndryshe kur ke trajnerin e parë, por mendoj se nuk do të kishte bërë diferencë të madhe nëse do ta kishim. Do të ishte më mirë për trajnerin, që të njihte skuadrën dhe të kishte më shumë kohë për të përgatitur grupin për eliminatoret e ardhshme. Megjithatë besoj se kishte shumë gjëra pozitive për të marrë nga kjo ndeshje.
A mund të luajë Shqipëria me një mesfushë në formë rombi?
Në fakt, unë kisha dy lojtarë përpara, Bakajn dhe Hykën, ndërsa më vonë Vilën. Për ne është shumë e vështirë të luajmë me dy pika, sepse kërkohet një ekip shumë i fortë. Pastaj, Bogdani dhe Salihi janë lojtarë qende, nuk hapen shumë në krahë. Ne luajtëm me të gjitha cilësitë tona, krijuam shumë raste, por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë. Nuk kemi kohë që të dëshpërohemi, por të mbajme kokën lart dhe të përgatisim të ardhmen.
Presidenti Duka urdhëron: Nuk ka pushim!
Menjëherë pas ndeshjes së djeshme miqësore, duket se presidenti Armand Duka e ka vuajtur shumë humbjen, edhe pse ishte miqësore. Numri një i kombëtares kuqezi konsiderohet edhe një tifoz i zjarrtë i Shqipërisë. Në përfundim të ndeshjes Duka ka urdhëruar përfaqësuesen të drejtohet në rezidencën e saj në Durrës, në hotel “Dyrrahu”.
Në këtë mënyrë futbollistët kuqezi që nga grumbillimi i parë në përgatitje të ndeshjes miqësore ndaj Azerbajxhanit, nuk do të kenë asnjë ditë pushim për të takuar familjarët e tyre. Kombëtarja do të vazhdojë përgatitjet në kuadër të miqësores tjetër në Maqedoni të martën në Prilep. Humbja e fundit edhe pse në miqësore nuk është pritur aspak mirë në ambientin kuqezi.
Mbase përballë një kundërshtari si Azerbajxhani, duke parë edhe vetë organikën e dy skuadrave në fushën e blertë, mund të kishim arritur diçka më shumë. Por edhe pas kësaj miqësoreje, Shqipëria e shikon veten në “stres” të plotë, duke mos arritur një fitore morali. Gjatë këtyre ditëve priten edhe zhvillime të reja për emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën kuqezi pas largimit të kroatit Josip Kuzhe.
Mustedanagiç: Humbja na mërziti, loja na kënaqi
“Ishte një ndeshje shumë e bukur nga ana jonë, pavarësisht humbjes. Mund të them se pas sfidës ndaj Bjellorusisë, kjo ishte një tjetër performancë e bukur e Shqipërisë. Menduam të aktivizojmë Canën në mesfushës, sepse ai është futbollist që zotëron lojën dhe do të na jepte më tepër shtysë. U ndëshkuam në vetëm një gabim fatal në pjesën e parë. Ndërkohë që në të dytën kemi zotëruar të gjithë fushën dhe krijuam 7-8 raste të pastra shënimi, por ishim të pafat.
I përgëzoj të gjithë djemtë e ekipit. Mbase mund të kisha luajtur edhe në pjesën e dytë si në të parën, teksa me forca të shumta në mesfushë zotëruam dhe e kthyem lojën. U nisa për këtë ndryshim të skemës në pjesën e dytë duke parë ndeshjen e Azerbajxhanit ndaj Turqisë, ata kanë një ekip që luan me pasime të shumta. Vetëm me një mesfushë të ngjeshur mund t’i përballosh. Më vjen keq që nuk arritëm një rezultat pozitiv, Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje pozitive.”
Vogst: Në pjesën e dytë na shpëtoi vetëm Zoti
“Ishte një ndeshje e bukur. Arritëm të marrim një fitore që na jep moral për të ardhmen. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, krijuam shanse dhe arritëm të shënojmë, ndërkohë që në të dytën vuajtëm shumë. Vetë Shqipëria është parë në fushën e blertë duke krijuar raste të shumta, por kishim edhe Zotin me vete, që na ndihmoi të ishim me fat.
Kombëtarja kuqezi ka disa lojtarë tepër kualitativë, është një përfaqësuese e kompletuar. Unë do t’i uroja fat në ndeshjen e radhës miqësore ndaj Maqedonisë. Detyra ime në futbollin azerbajxhanas është që të ndihmoj sa më shumë futbollin e këtij shteti për t’u ngjitur në hapa gradualë.”
Vila: Kemi kohë për konsolidimin e grupit
Emiliano Vila, futbollist i PAS Janinës në kampionatin grek, rikthehet në kombëtare pas mungesës në ndeshjet e fundit. Sipas tij, kombëtarja është në konsolidim e sipër. “Ndihem shumë mirë që u riktheva. Sigurisht unë jam futbollist profesionist dhe nuk jam mërzitur pse nuk jam grumbuar në disa ndeshje eliminatore.
Tani po kaloj një formë të mirë dhe po luaj nga 90 minuta në çdo ndeshje. Jemi akoma duke u konsoliduar si ekip i ri dhe kemi kohë deri në fillim të eliminatoreve për të rregulluar gjithçka,” – shprehet fillimisht Vila.
Ai veçon lojën e mirë në pjesën e dytë si dhe mungesën e fatit: “S’më takon mua të flas për këtë çështje, gjithsesi me apo pa trajner ne mundohemi të japim më të mirën në fushë. Në këtë takim ishin shumë të rinj në fushë, por nuk na deshi fati, pasi zhvilluam një pjesë të dytë shumë të mirë, ku krijuam shumë raste. Do të kemi kohën e mjaftueshme për të konsoliduar grupin.”/Sporti Shqiptar
Bravo Cana:koken lart e breket plote,u dhjefshe dhe ti o Cana qe ke kaq vjete e nje vrime ne uje ben.
ULNI BREKET ME MIR ME QE MBANI KOKEN LART LOJTAR PA NEVRA
Pleq te paftyre! Edhe shkrimtari qe na ben Duken tifoz, ia paska futur kotit! Si nuk ka turp dhe nuk kerkon doreheqjen… kjo ndodh vetem tek ne. Duka eshte tifoz i corrupsionit dhe po na shkaterron nervat te gjitheve. I bej thirrje TIFOZAVE KUQ E ZI qe te kerkojne shkarkimin e Armand Dukes dhe formimin e nje skuadre te re.
Po me cilet lojtare ta formojne skudren e re!!
Ky eshte niveli i futbollit aktual shqiptar, keshtu qe lojtaret nuk mund ti marinb nga kozmosi!
Armando Duka duhet qe te shkarkohet pasi nuk ka bere asgje per krijimin e shkollave te futbollit, formimit te femijeve ne mosha te reja ne mùenyre qe te kemi ne te ardhmen futbolliste cilesore, pra per Duken, mjafton te gjehet nje trajner i huaj, i mirepaguar dhe aty mbaron puna e tij si president!
A MUND TE ME THONI CILI ESHTE FAJI I DUKES? ME BESNIK HASIN QE PRETENDUAM SE NUK E DONTE DUKA E SQAROI VETE BESNIK HASI KESHTU QE TIFOZAT KUQ E ZI QE I RESPEKTOJ SE JANE PJESA ME E ZJARRTE E TIFOZEVE DOLEN PAK HUQ. JUVE DHE MUA NUK NA PELQEN NIVELI I KAMPIONATIT NE SHQIPERI ME ATA HAJDUTE , KRIMINELA,PRESIDENTA ,KRYETAR BASHKISH E KRYETAR BANDASH.POR MOS HARRONI SE FUTBOLLI NE SHQIPERI NUK ESHTE NJE OAZ I KORRUPTUAR NE SHQIPERINE TON PASTER E.T.J. . UNE NUK E DI SA FUQI MUND TE KET DUKA APO KUSHDO NE VEND TE TIJ TE NDRYSHOJ REALITETIN SHQIPETAR,. KUSHDO QE TE VIJ NE SHQIPERI NE FEDERAT ESHTE NORMALE QE DO ECI NJE HAP ME SHOQERIN SHQIPETARE,E CILA SOT PER FAT TE KEQ ESHTE NJE SHOQERI E GJITHANSHME E DHJER.
Duka eshte njeri i mencur,keni durim.
hajt mor cane se ja fut dhe ti kot , ti e ke mire se nuk erdhe per ndeshjen po per ate zogesen , miss albanian , pate rast biletat fale dhe erdhe per ta pare e me hnger qofte gjakove me te , se ti serdhe per ndeshjen jo
Zoteri, qe keto dukuri korruptive, hajdutash, kriminelash etc jane fakt ne shoqerine shqiptare nuk i jep te drejten Dukes te qendroje ne post i perjetshem. Per gjitha ato vite qe ka qene dhe eshte president Kombetarja Shqiptare nuk ka arritur anje rezultat pozitiv. Tranjeri zgjedh lojtaret dhe ai duhet ndeshkuar per lojen e keqe. Gjithashtu Duka duhet ndeshkohet (shkarkohet/ap doreheqje etc)per zgjedhjen e tranjerave qe nuk apin rezultate (kushdo qofshin ata). Jo qe kam shprese qe presidenti i ri do jete me i mire por te pakten hap kulturen per pasardhesit qe po nuk dhe rezultate nuk je i pershtatshem (suitable) per ate pune. Pike. Ndoshta Duka ka prirje biznesi dhe ate duhet te beje. Te gjithe tifozat bashkohemi ne kete pike.
talente ka po lihen ne hije per arsye korruptive dhe preferencash, po ashtu rinovimi duhej te fillonte me pare, dhe trajneri duhej zgjidhur deri tani, po ashtu kampionatit tone sot i mungon vetem seioziteti se terrenet jane rregulluar . per te gjitha keto mangesi si dhe rezultatet e dobta , DUKA ka pergjegjesi ! kjo eshte puna e tij , c’far tjeter ??
Koken lart e bythen jashte si laviret, le t’u hipe kush te doje…
Erion Fryma
o mero po mjaft me kete debilin Cana. A nuk e kupton se ky eshte jo vetem nje lojtar me te meta profesionale por edhe nje njeri me te meta mendore. Shiko c’thote ne interviste dhe kuptoje. Ik more katundar koketrashe kosove se na merzite prapanicen. Ti je kapitieni idiot i idioteve.
Gjyshi plak i thoshte nipit: Mos e mbaj koken lart se nuk te vjen gje nga qielli!
Lorik Cana duket se nuk ka patur gjysh fare ose e ka patur dulle.