Shqipërisë i munguan shumë, mbi të gjitha ATA…

12 Nëntor 2011, 12:43Sport TEMA

Nga Bashkim Tufa

Ata munguan mbrëmë… Flamuri i madh kuqezi, që “ecte” nëpër shkallët e tribunës përballë, mungoi… Munguan nëpër rrugë, para dhe pas ndeshjes, boritë dhe makinat e stolisura me flamurin tonë kombëtar… Tirana u mbështoll nga errësira e natës, e zymtë dhe e trishtë. Jo aq nga humbja e kombëtares në miqësoren ndaj Azerbajxhanit.

Asaj i mungoi diçka më shumë… i mungoi mjedisi kuqezi. I munguan ATA, që kuqezinjtë tanë i bënin me krahë, u jepnin oksigjen, forcë dhe energji. Munguan “Tifozët Kuq e Zi”, Ata që na drithëronin… Ata që na rritën krenarinë kombëtare dhe që bashkonin një komb të tërë brenda “Qemal Stafës”… Ata që mësuan edhe fëmijët të thërrisnin: “O sa mirë me qenë shqiptar”!…

Mbrëmë, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte i shëmtuar, mbretëronte një qetësi mortore. Në fushë dëgjoheshin fjalët e futbollistëve, që i flisnin njeri-tjetrit. Dekori kuqezi mungonte. Mungonin tifozët, shpirti dhe zemra e kombëtares, Ata që ua kthenin “Qemal Stafën” në makth dhe ferr kundërshtarëve.

Ata munguan në shenjë proteste për një hatërmbetje. Pavarësisht arsyeve, ATA gabojnë. Kombëtarja nuk është as e FSHF-së dhe aq më pak e presidentit Duka. Ajo është e të gjithëve, është simbol i të gjithë kombit shqiptar. Kombëtarja ka nevojë për ATA, por edhe ATA kanë nevojë për kuqezinjtë.

Mbrëmë kombëtarja humbi 0-1 ndaj Azerbajxhanit. Bashkë me ndeshjen humbi edhe ATA, tifozët e saj, të cilët, përherë, si në Tiranë, por edhe jashtë, i janë gjendur pranë. Dashtë Zoti që ky “zemërim” të mos zgjasë!…

8 komente në “Shqipërisë i munguan shumë, mbi të gjitha ATA…”

  1. altin says:

    Te lumte! Shkrim shume i goditur.

  2. X says:

    Dashte zoti qe ky zemerim te zgjase kombetarja shqiptare eshte turpi i shqiperise dhe sportit shqiptar 80 vjet federate futbolli dhe asnjehere te kualifikuar per europian ose botror.Me mire eshte qe kombetarja te shkrihet.Kur te kualifikohen per ne europian ose botror athere do vine tifozet kuq e zinj.

  3. raimondi says:

    Po kjo ndeshje nuk kishte rendesi –S’ka problem edhe pse humbem

    -Rendesi kane ndeshjet per kampionat europian dhe boteror

  4. test says:

    si te vijne njerezit me 10 mije leke bileta…
    fajin e kane qe nuk bejne reklame dhe nuk bejne promovime…
    nuk kemi interes me shku ne stadium me pa ca pula qe luajne…
    tung

  5. xhoni says:

    Kjo nuk eshte KOMBETARJA E SHQIPERISE,POR MALLI I DUKES PER T’U SHITUR NE EUROPE!!!FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT DUHET TE HARTOJE E ZBATOJE NJE STRATEGJI TE ORGANIZIMIT DHE DREJTIMIT TE GJITHE FUTBOLLIT SHQIPTAR ,QE NGA MOSHAT ME TE VOGLA DHE JO VETEM PER NJE EKIP FANTAZEM,QE MBUSHET ME KOSOVARE APO MAQEDONAS!!!KOMBETARJA DUHET TE REFLEKTOJE CILESITE ME TE MIRA TE FUTBOLLIT SHQIPTAR,JO TE ATIJ FUTBOLLI,QE LUHET TEK NE,SI FUTBOLLI I LAGJEVE APO KOOPERATIVAVE BUJQESORE!!!PRESIDENTI I FEDERATES NUK MERRET FARE ME DREJTIMIN E FUTBOLLIT NE SHQIPERI,SE AI NUK ESHTE SPECIALIST FUTBOLLI,POR SPECIALIST BASTESH!!!HUMBJA E KOMBETARES MELUKSEMBURGUN DHE AZERBAJXHANIN JANE TE SHITURA,NDRYSHE DO TE ISHIM EDHE NE SI MALI I ZI APO ME TEPER SI BOSNJA(shtete me te vegjel e me te varfer se ne),qe konkurojne DENJESISHT NE EUROPE!!!TURP I MADH!!!

  6. Fatoni says:

    “ATA” nuk kan humbur asgje me teper se te humbur kemi qene zoteri! Do te jeve vetem e drejte qe Duka te kerkohe doreheqje. Nuk kemi si te perkrahim nje kombetare kur njerezit me te larte te saj nuk mbajne pergjegjsi… kupton? Duka mund te jete njeri shume i mire por ka provuar te jete humbes dhe i paafte ne menaxhimin/drejtimin e kombtares. Fillojme me nderrimin nga “maja” dhe pastaj te zbresim tek lojtaret.

  7. dua gol says:

    Vertet qe nuk eshte KOMBETARJA e Dukes,kete e dine te gjithe. Por nuk e dime te kunderten(a e di Duka kete?).Sepse sjellja e atij njeriu ne keto momente vetem nje gje tregon:”KETU JAM UNE”. Duhet qe te kete reagime te dyaneshme per te vene ne levizje KOMBETAREN,ndryshe ai stadium do te duket i shemtuar per nje kohe te gjate.

  8. Albann says:

    Sa kohe ka duka ne ate post.A ka levizur kombetarja nga kutia e parafundit? nqs jo c duhet ky president federate qe s ndryshon gje?
    Apo duhet per te bere pazar ndeshjesh.Ndeshja me Bosnjen ishte vendimtare.Per c arsye futbollistet ishin inegzistent ne ate ndeshje…dhe ato ne vazhdim? Sepse ishin ndeshjet e fundit dhe te gjithe ata qe kane pretendime blejne,ndersa ne qe na ka Duka s shkojme me pretendime por shkojme te shesim ndonje ndeshje.Kur federata dhe futbollistet te tregojne qe s jane me ne vazon e parafundit atehere te ankohen qe kane dhene dicka dhe meritojne mbeshtetje.
    Edhe amatore te ishin ne vazon e parafundit do e ruanin prape….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje