Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar 10 ndeshje gjatë vitit 2011 dhe në shtatë prej tyre ata numërojnë vetëm disfatat, duke regjistruar kështu një nga vitet më të tmerrshme për nga rezultatet, të paktën nga 2000-ta e këtej, shkruan Koha.
Por, kjo statistikë e keqe mund të përmirësohet sadopak me një fitore ndaj Përfaqësueses së Maqedonisë sot (13:00), në stadiumin “Goce Delcev”, në Prilep.
“Kuqezinjtë” janë shprehur të vendosur për të fituar këtë ndeshje miqësore, të fundit për këtë vit, ndonëse kanë telashe të shumta me lëndimet, me tifozët që ua kanë kthyer shpinën, me trajnerin që ende nuk është emëruar dhe me besimin e lëkundur.