Juventus, luftë totale ndaj Federatës dhe Interit

14 Nëntor 2011, 14:28Sport TEMA

Juventusi ka bërë një tjetër hap në betejën e vet që ka ndërmarrë ndaj Federatës Italiane të Futbollit, e cila i hoqi dy tituj pas “Kalçiopolit”, edhe pse faktet e zbuluara së fundmi, kanë treguar se në këtë skandal kanë qenë të përfshirë pothuajse të gjitha ekipet.

Me anë të një deklarate për shtyp, Juventusi ka njoftuar se ka paditur në gjykatë Federatën Italiane, por edhe Interin, për dëmet që i kanë shkaktuar klubit bardhezi.

Për këtë arsye, Juventusi kërkon nga Federata Italiane dhe Interi, dëmshpërblim financiar. Bëhet fjalë për miliona euro që bardhezinjtë kërkojnë, për shkak të dëmeve të pësuara nga heqja e titujve dhe rrëzimi në Serinë B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje