Legjenda franceze, Zinedin Zidane, mendon se Real Madrid, këtë vit qendron më lart se rivalët e përbetuar, Barcelona.
“Ka një dallim në mes të këtij sezoni dhe atij të kaluarit. Dallimi në mes të Real Madridit dhe Barcelonës është ngushtuar. Ne tani jemi në nivel të tyre, madje në një nivel më të lartë”, ka thënë Zidane, që aktualisht është këshilltar i Murinjos për merkaton e Realit.
Gjatë këtij kampionati, Real Madrid ndodhet tre pikë përpara Barcelonës, e cila megjithatë, i mposhti madrilenët në fillim të këtij sezoni, duke fituar Superkupën e Spanjës.
Zizou ja ke fut kot.
Me lojen qe ben Mourinjo nuk e rrifni dot barcelonen perjashto ndonje provokim ose episod qe mund tju favorizoje.