Yje në klube, dështak në kombëtare

15 Nëntor 2011, 11:43Sport TEMA

E përditshmja spanjolle Marca, ka bërë një përmbledhje të lojtarëve të cilët shquheshin dhe shquhen, si mbretër dhe yje në klubet e tyre, por që të njejtën gjë nuk mund ta dëshmojnë në kombëtaret e tyre.

I tillë ka qenë italiani Gianfranco Zola, i cili shkëlqente me paraqitjet e tij tek Napoli, Parma  e Chelsea, por që në kombëtaren italiane nuk ishte në mesin e të artëve, pasi gjatë karrierës së tij Zola regjistroi vetëm 35 paraqitje për Italinë.

Edhe ylli danez  Michael Laudrup “vuante” nga i njeti fenomen. Laudrup shkëlqente në Evropë tek superklubet ,Juventus ,Barcelona,e  Real Madrid por që në kombëtaren e tij nuk arrinte të ishte i njejti.

Ylli i Manchester United Eric Cantona poashtu renditet në mesin e “tipave” të këtillë. Cantona ishte shëndrruar hero tek United, por që tek “gjelat” një gjë të tillë s’arrinte ta bënte në nivelin më të lartë.

Argjentinasi që theu shumë rekorde në fanelën e Real Madridit, sulmuesi Alfredo Di Steffano shquhet për periudhën e artë tek Reali.Por me kombëtaret e tij asnjëherë nuk arriti të bëhej rehat. Ai ndërrroi 3 kombëtare, luajti për Argjentinën, Kolumbinë dhe Spanjën por që sukseset me të 3 kombëtaret ishin të mangëta.

Edhe argjentinasi Redondo shquhej për të njejtën gjë. Ish asi i Real Madridit dhe Milanos shquhej për aftësitë e tij të treguara në klubet përkatëse, por që në kombëtaren e Argjentinës, nuk ishtë një nga të veqantit.

Ndërsa kur flasim për futbollin aktual padyshim që nuk bën harruar yllin argjentinas Lionel Messi. Messi çmend botën e futbollit me aftësitë dhe sukseset e treguara tek Barcelona, por i tillë asesi nuk arrin të jetë në kombëtaren e tij Argjentinën, duke qenë shpeshherë protagonist i dështimeve individuale dhe grupore me përfaqësuesen e tij./indeksonline/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje