Zv.kryetari i Federatës maqedonase: Koret e “Majmunëve”, poshtërimi më i madh në jetën time!

18 Nëntor 2011, 11:44Sport TEMA

Brohoritjet dhe fyerjet e tifozëve maqedonas në miqësoren me Shqipërinë, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedonia e pastër” etj,  kanë irrituar popullin shqiptar, futbollistët, si edhe nënkryetarin e Federatës Futbollistike të Maqedonisë, Qenan Idrizi.

Ai ka thënë se kur në jetë nuk është ndier aq i poshtëruar. “Personalisht jam i ofenduar si nënkryetar i FFM-së. Isha në stadium me mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova dhe, kur filluan fansat maqedonas të brohoritnin në baza nacionale, të them drejtën nuk munda të rri në stadium. Ky delegacion nuk i mori shumë tragjike këto ofendime, mirëpo unë them lirisht se më shumë kemi qenë të irrituar ne, shqiptarët e Maqedonisë,” – tha Idrizi, i cili shtoi se duke e parë këtë situatë të palakmueshme, askush nuk reagoi për t’i ndalur: “Fansat nga Prilepi “Majmuni” kishin 25-vjetorin e formimit, ndërkohë që ata në pushim të pjesës së parë u shpërblyen nga kryetari i Komunës Marjan Ristevski. Kjo siç duket atyre u dha përkrahje edhe më shumë për të vazhduar me sharjet,”- deklaroi Idrizi. Ai shtoi se tani më ka bërë reagimin e parë tek kryetari i FFM-së, Haxhi Ristevski. “Personalisht kam reaguar ndaj këtyre sharjeve, por nuk mundem të bëj diç më shumë, pasi pozita që kam nuk lejon nikoqirin të sulmojë shtëpinë e vet. Prandaj unë pres reagim të ashpër nga Federata e Futbollit Shqiptar, ndërkohë që më pas do të ketë përkrahjen time,”- tha nënkryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, shqiptari Qenan Idrizi.  Nënkryetari i FFM-së sikur e kishte parandier se shqiptarët do të fyhen në Prilep. “Ishim në hall, të shkojmë apo mos të shkojmë në Prilep.

Të udhëtojmë e dija se do të ketë fyerje ndaj nesh, të mos udhëtojmë atëherë fitohej përshtypja se nuk kemi respekt ndaj FSHF-së. Ishim shumë të mërzitur me atë që pamë. Grupi i tifozëve “Majmunët” edhe na shanë edhe u blenë tortë për një jubile të tyre.

Të them të drejtën, ne jemi ankuar që ndeshja të mos luhej në Prilep, por për këtë ka vendosur  Armand Duka dhe Haxhi Risteski dhe ne nuk kemi mundur të ndryshojmë asgjë. Ky i fundit me qëllIm e ka bërë që loja të luhet në Prilep për t’ua festuar jubileun tifozëve prilepas ‘Majmunëve,”- tha nënkryetari FFM-së, Qenan Idrizi.

8 komente në “Zv.kryetari i Federatës maqedonase: Koret e “Majmunëve”, poshtërimi më i madh në jetën time!”

  1. sorge says:

    E MORET VESH SE POSHTERIMIN E KOMBETARES TONE NE PRILEP E KA ORGANIZUAR BANDITI ARMANDO DUKA???AKOMA KE ZI;KA PRANUAR POSHTERIMIN E KREJT POPULLIT SHQIPTAR!!!!AKOMA ME POSHTERSISHT:NUK U ANKUA NE UEFA DHE FIFA KUNDER MAQEDONISE PER RACIZEM,GJOJA SE NUK KA PATUR PROBLEME!!!ESHTE E NJEJTA LLOGJIKE,SI AJO E BERISHES,QE U FALI DETIN GREKEVE!!!KAQ MJAFRON,QE KY BANDIT TE LARGOHET MGA DREJTIMI I FSHF-se!!!

  2. kur do vij ajo dit tu a q… robt dukes,sales, sashenkes, pollos,metes,sojes esorollopit yyyyyyyyyyyyy rrace e felliqur punoni per serbin e grekun robt do tu shkerdhejme

  3. Epirioti says:

    Themi ne Jugoret te Shajne te Ofendoj edhe Maqedonet 600mij vete te gjith bashke jane, eshte njelloj sikur te ka Q,,, Breshka. Skan faj ata e kemi vete fajin….

  4. ina says:

    cka qe jam shume e interesuar te degjoj eshte opinioni i turkof e ca robve te tjere qe jane gjithmone te gatshem te artikulojne lloj menxyrash kur ka ndonje lajm qe perfshin qofte edhe indirekt myslimanet, por nuk kane asnje fjale per te thene perballe ketij racizmi te ndyre te fqinjeve jo-myslimane. Nuk po perpiqem te bej asnje lidhje ketu; nuk jam ne nivelin e ketyre robve qe perpiqen ta gjejne githmone fajin tek feja, por ka disa raste kur hipokrizia dhe niveli i ulet i ca komentuesve ketu ben muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu…..

    1. Argita_B says:

      I dobeti, ai qe ndihet inferior ndjen nevojen qe te afirmohet. Duke qene se eshte i mbushur me komplekse, atehere kujton se duke ofenduar, poshteruar dike do te ndihet superior.
      Maqedonia, perveç incidentit qe ka me Greqine per problemin e emrit, si te egzistoje apo jo, asgje nuk ndryshoin ne bote, se nuk flet askush per te.
      Kur dikush te fton si mik dhe te shan ne shtepine e tij, kjo tregon me te vertete nje nivel fshataresk…pra duhet treguar meshire per maqedonasit.

  5. tg usa says:

    te te shajne disa qe nuk e dine se cfare jane bullgare apo serbe .
    nje shtet pa emer Fyrom

  6. demokrati says:

    Te cuditshem jemi ne shqiptaret, edhe kur na shajne sllavet e Maqedonise prape shqiptari e ka fajin, kete radhe shqiptari i Maqedonise, ja hedh fajin shqiptarit tjeter, kete here atij te Shqiperise, dhe fajtori i vertete del i pafajshem. Ah mor te mjere, kjo psokologji e fajit qe ju eshte rrenjosur ne inde dhe gjak, po ju shkaterron pak nga pak. Si Saliu qe per masakren e kreyer nga serbet kerkon te fajesoj shqiptaret. Ne vrasim e presim njeri tjetrin pa problem bile me kenaqesi, por ne rastin kur na vrasin te tjeret pse duhet te mbyllim syte dhe te vetfajesohemi? C’eshte kjo ndenje e fajit kolektiv, kur s’kemi bere as pogrome,as luftra pushtuese si kane bere jo pak fqinjet tane, apo kombe te tjere?

  7. nil says:

    nuk eshte faji i shqiptareve por e individeve te korruptuar , qe para xhepave te tyre nuk vene asnjerin , dhe ai smund ta denancoj nje fakt te tille se pret qe prape heres tjeter po lujten do te marrri fitimin e vet vetjak . faji i shqiptareve eshte se nuk arrijne dote qe pushta ti zhdukin nga postet zyrtare qe keta kane dhe mos te shkelin me . do doja tju kujtoja qe ne genova te italise per nje ndeshje ezhvilluar midis serbise dhe nje skuadre tjeter qe nuk me kujtohet per shkak te lobimi qe bene tifosat serb qe perfundoj me djiegjn eflamurit shqiptar , i pezulluan ndeshjen dhe rrezikoj perjashtoheshe si skuader dhe e beri italia per dy squadra te huaja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje