Sulmuesi i Juventusit, Amauri, është duke numëruar orët për largimin nga ekipi, duke qenë se nuk bën pjesë në planet e Antonio Kontes.
“Shpresoj që të mbarojë sa më parë kjo periudhë, jam duke numëruar orët. Për 35 ditën hapet merkato e janarit dhe brenda 40-45 ditëve i jap lamtumirën Juventusit. Në janar do të largohem me siguri”, ka thënë sulmuesi brazilian.
Amauri nuk ka zbuluar faktin se në cilin ekip do të kalojë në janar, duke mos dashur të çbilancohet. Juventusi bëri të gjitha përpjekjet për ta larguar që në verë, por ai nuk pranoi të transferohej në një sërë ekipesh që shfaqen interes. Flitet se braziliani mund të transferohet tek Milani.