Xhaka: Në Shqipëri më quajnë tradhtar

17 Nëntor 2011, 13:07Sport TEMA

Që nga qershori, Zvicra ka një “buzëqeshje të re” në kombëtaren e vet, Granit Xhakën. Aktualisht në moshën 19-vjecare, i shpallur kampion bote me U-17, ky futbollist përbën një siguri për të ardhmen e kombëtares helvetike. Si pjesë e Bazelit, ai tërhoqi menjëherë vëmendjen e Otmar Hitzfeld, i cili dëshiron të ndërtojë një kombëtare të Zvicrës jo vetëm sot për sot, por edhe për nesër. Në këto plane bën pjesë edhe Granit Xhaka.

Ky futbollist është elegant, i qetë dhe frymëzimin e ditës e merr nga futbolli. Me një teknikë mbresëlënëse, shquhet edhe për orientimin e lojës. Kur ne flasim për të ardhmen e kombëtares zvicerane, priremi për të parë “fluturimet” e Xherdan Shaqirit. Një tjetër lojtari të Bazelit, krejt origjinal në veprimet e tij, nga ka mësuar edhe Xhaka.

Granit, familja juaj vjen nga Kosova, po ju ku keni lindur?

Në Zvicër, në Bazel kam lindur. Ashtu si Taulanti, vëllai im. Disa burime informacioni, duke përfshirë këtu edhe “Wikipedia”, kanë njoftuar se kam lindur në Kosovë, por kjo nuk është e vërtetë. Për mbi 25 vjet, prindërit e mi jetojnë në Zvicër. Unë jam zviceran, kam edhe pasaportë zviceriane.

Pra, ishte e qartë zgjedhja juaj për të luajtur me kombëtaren helvetike dhe jo me Shqipërinë?

Po, që nga fillimi. Sigurisht, në vena kam gjakun e Kosovës, nuk e mohoj, por kam lindur në Basel, u rrita dhe luaj futboll aty. Pra, zgjedhja e fanellës së kombëtares zviceriane ishte mjaft e logjikshme.

Zgjedhja është bërë pa presion?

Jo, nga familja ime nuk ka pasur asnjë lloj presioni për këtë gjë. Prindërit e mi kanë mbështetur gjithmonë mua, zgjedhjet e mia. Ne, natyrisht, kemi biseduar së bashku, por zgjidhja erdhi shumë shpejt dhe e qartë. Më duhet të pranoj se kjo zgjedhje, pavarësisht se ishte e qartë në mendjen time, nuk ishte e lehtë në praktikë.

Na tregoni …

Nuk ishte presion, jo. Drejtuesit e futbollit në Shqipëëi ishin interesuar për mua, përpara interesimit të Federatës Zvicerane të futbollit. Unë s′i kisha mbushur ende 17 vjec, kur më kërkuan të luaja për Shqipërinë. Personi që më kontaktoi dhe më tha të përfaqësohesha me kombëtaret e Shqipërisë ka qenë Lorik Cana, ish-kapiten i Olimpikut të Marsejës, aktualisht luan me Lacion. Pas tij më kontaktuan edhe drejtues të federatës atje. Por, pa insistuar më shumë se kaq, në të vërtetë. Ndërkohë, Zvicra kishte filluar kontaktet dhe ftesat për mua, kështu që zgjodha Zvicrën, siç ishte planifikuar. Më pas ka patur disa raste të dhimbshme për mua. Përmes “Facebook”-ut, apo edhe nga disa gazeta shqiptare, më kanë trajtuar si tradhtar.

Si ka qenë kontakti juaj i parë me Otmar Hitzfeld?

Kjo ndodhi një ose dy muaj para se të luanim në Angli (shënim: në qershor). Kanë qenë prindërit e mi, një anëtar i Federatës Zvicerane të Futbollit dhe Otmar Hitzfeld në këtë takim pune. Në fillim mbeta i befasuar, se si ai ishte interesuar për mua. Ai moment ka qenë i mahnitshëm, ka vendosur përfundimisht për zgjedhjen time mes Zvicrës dhe Shqipërisë, sepse kam qenë pak i lëkundur fillimisht. Ai më tha se besonte tek mua për të ardhmen.

Marrë nga “Tribune de Geneve”

17 komente në “Xhaka: Në Shqipëri më quajnë tradhtar”

  1. X says:

    Ke premtuar ne fillim se do luash per shqiperine kur federata te thirri e refuzove per the doja te luaja per kombetaren pastaj?

    1. Pelasgian says:

      qe jan Tradhtar ky bashk me te gjithe ata qe luajne me Zvicren kte se luan as topi por per mendimin tim kan bere mire qe luajn me Zvicren !
      Ne nuk kemi nje stadium te mire , kemi nje federate plot shkerdhata me ne krye shkerdhaten me te madh DUKA kshtu qe eshte e kot te humbasesh karrieren !
      NE DUHET T’JA NISIM NGA E PARA PER VENDIN TON !
      NE CDO ASPEKT ! SPORT , EKONOMI , QEVERI = ( ME E RENDSISHMJA )ETJ ETJ !

  2. sokoli says:

    Ai nuk mund te quhet tradhetar pasi tradhetaret i kemi ketu dhe na komandojne.Ai eshte nje sportist qe kerkon te beje kariere .Ne Shqiperi ai mund te luante 2-3 ndeshje dhe pastaj te qendronte ne stol pasi qe te luash ne formacionin baze duhet te kesh mik.

  3. I.Troplini says:

    Zvicra e rriti dhe e edukoi. Talentin qe ia fali Zoti mundi ta zhvillonte nen kushtet zvicerane. Perfaqesuesja e ketij vendi i afron mundesine te luaje per te. Ku eshte Shqiperia dhe kombetarja jone ne kete mes???Cfare ka bere vendi ame per karrieren e ketij lojtari, qe ta detyronte lojtarin te zgjidhte ngjyrat kuq e zi??? Asgje. Ky vendi yne nuk eshte i zoti tu krijoje kushtet dhe mundesite e nevojshme talenteve qe jetojne ne Shqiperi. Inkompetenca e strukturave pergjegjese ne FSHF eshte per te vene kujen. Shkurt,,,,,,askush ne bote nuk identifikohet me nje gomar te ngordhur kur ka mundesine te zgjedhi nje aeroplan.

    1. Grigor says:

      Po atehere pse Loriku zgjodhi “gomarin e ngordhur”? Edhe ai eshte rritur ne France dhe ne nje fare kuptimi Franca e beri ate qe eshte! Arsyeja eshte e thjeshte. Te luash me nje kombetare duhet te ndjesh brenda vetes se ti i perket atij kombi te cilin po perfaqeson. Loriku ndjehet pjese e kombit shqiptar. Graniti ndihet pjese e Zvicres. Njeriu nuk eshte vetem makine llogaritese qe ben vetem llogari se ku del llokma me e madhe. Eshte qenie me zemer dhe ndjenja. N.q.s nuk do kishte ndjenja c’ndryshim do kishte nga kafsha? Respekte per Lorikun si lojtar dhe shqiptar. Respekte per Granitin lojtar futbolli.

  4. erica says:

    PO xhaken kasemin e te rinj te tjer i kam ndjek qysh ne kampionatin 17 vjecar te futbollit.Po qe eshte tradhtar dhe bukshkal kjo dihet ska pse vihet ne dyshim elinda spanja e edukoj mesin ama zgjodhi argjentinen po keta te rinjt tan normal jan legena ashtu si federata jon qe spo na len te ngrejm kok.super tradhetar xhaka tyi dhe familja jot mos harro shume shpejt do ngelesh rrugve te zviceres si legen ashtu si bunjaku rama e mavraj ste don i huaji me shume se vendi jot kete mos e harro tung tradhetar.

    1. kumanova says:

      erica,me pak fjal e shum kuptim.te pergezoj per komentin.

  5. adri says:

    Pajtohem me shume gjera qe jane shkruar nga komentuesit mirepo asnjehere nuk mund te pajtohem me ate se ky ka bere mire qe ka zgjedhur Zvicrren. Ka shume lojtar boshnjak kroat serb qe jane rritur ne vende tjera mirepo ne fund kane zgjedhur kombtaren e KOMBIT te tyre e jo te SHTETIT ku jetojne. Tek e fundit nuk eshte vetem kombetarja qe ta ben karrieren, karrieren e nderton ne klubet ku luajne e askush nuk po i thote ketij te vij e te luaj per Skenderbeun apo Tiranen. E di qe federata jone eshte katastrof, e di qe nuk kemi nje stadion te mire mirepo dikund duhet te fillojm, se pari duke e bere nje ekip te mire kombetar e pastaj te tjerat vijne. Une nuk e di se si mund te luaj me zemer ky djalosh kur luan per nje flamur qe fare nuk ka te beje me te, sidomos duke pasur parasysh se cka shkruajn e cka mendojne zvicrranet per shqiptarwt (edhe per kete nuk i fajsoj shume zvicrranet)

  6. Fadili says:

    Sa shume “tradhetare”po behen !!! U larguan shtangistet per ne vendin fqinj,mbas shume thirrjeve,drejtuar shtetit tone per t’i trajtuar ndryshe nga ç’po i trajtonim.Pas pak kohe u bene kampione bote dhe olimpike,por fatkeqesisht te mbuluar me nje flamur ndryshe nga ky i yni.A mund ta arrinin kete nen flamurin tone?Faktet tregojne se JO.Vetem pak muaj kishte Elis Guri,qe kishte “tradhetuar”Vendin e tij dhe shpallet kampion bote me Bullgarine.E kemi pare ne tv.palestren ku stervitej ketu tek ne.Ne ato kushte veshtire se mund te triumfonte ne bote.Vetem 30000 dollare mori nga shteti bullgar per kete fitore,10000 mund te merrte nga shteti yne,por… qe nuk do t’i merrte kurre.Cili eshte “faji”i futbollisteve kosovare qe nuk luajne per ngjyrat kuqezi?!Ata kane zgjedhur te ardhmen e tyre.E dine se me Shqiperine,vetem Luksemburgun apo Malten do leme pas,ndersa perfaqesimi ne nje Europian apo boteror eshte vetem nje enderr e parealizuar.
    S’na mbetet gje tjeter,por te falenderojme nje CANE qe sakrifikoi te ardhmen e tij per ngjyrat kuqezi,por nuk arriti asgje…….

  7. sali kakabuba says:

    keta jane djem qe po na nderojne,dhe fjala tradhtar duhet te perdoret per te ashtuquajturat struktura shtetrore tek ne.
    Njoh plot raste ne Shqiperi,kur femije te talentuar nuk i ka perkrahur njeri,megjithese kishin te dhena.Nga ana tjeter,drejtuesit sportive ne klube ,perkrahini shume te tjere qe nuk kishin asnje talent,por prinderit me pozite.
    Te rrime shtrember e te flasim drejt: Kush i rriti si futbolliste keta djem ne Zvicer? kombi zviceran me organizimin e tij.
    Eshte nje soj si nje familje qe braktis femijen dhe e rrit nje familje tjeter.Te drejtat kush i ka? ata qe e rriten me sakrifica e pune apo ata qe linden dhe e braktisen?!

  8. demokrati says:

    Nuk ka nevoje as Shqiperia as shqiptaria per krimba si puna e ketij gjakprishuri. E paska lutur Loriku dhe federata kete karabush, afrikanet s’kane buke te hane dhe luajne per fiset e tyre, mos i jepni hapesire mediatike ketyre limonave te krimbur, i vellai paska dhe emrin Taulant nderroje beje Sllobodan dhe je ne rregull edhe me Zvicren dhe me ata qe te kane edukuar.

  9. Rrofte Shqiperia says:

    Si rasti i ketij djalit dhe shume te tjere ne sporte te ndryshme nuk jane fajtor. A po e shikoni cfar po i bejne shtangistave? Per deri sa mafja ka kapur shtetin dhe vet federaten, pse keta sportist duhet te sakrifikojne karjeren e tyre.Une kam qene vet sportist dhe e di cdo te thote te derdhesh djerse dhe sta di njeri.per mua djali ka vepruar drejt.Te luash per here te pare ne kombetaren tone duhet te pagush nja 10.000 Euro apo jo? Qe te quhesh lojtar i kombetares, se te rritet vlera ne treg????

  10. hajriu says:

    Në Shqipëri më quajnë tradhtar….. dhe? Ky emer te shkon tamam apo do te te quajme by….. ?

  11. A mund ti quajm tradhtar, edhe gjith ata te diplomuar jasht shtetit qe punojne ne vende te tjera, e s’vin ne shqiperi ?! le te quajm tradhetare Inva mulen, qe nuk punon ne teatrin e operas e baletit shqiptar, apo Kledi kadiun qe kercen per tv italian ! thirrini mendjes o shqiptar, te zhvillojme vendin tone, se s’kan faj talentet qe largohen prej ketu, por shteti i dobet pa kok, qe kemi, eshte fajtori dhe tradhtari i vertete !
    SUKSESE GRANIT XHAKA, NE JETEN TENDE SPORTIVE !

  12. arbeni nga tepelena says:

    po mir more djale los per atdheun tend,meqense je zvicerian por nuk na the nga cili kanton je.ske dhe cip ne faqe ti me ghith prindrit kur flet dhe per kombetaren.

  13. bureto says:

    shume mire do te shkonte prapashtesa vic.xhakavic.kush ndihet shqipetare gjithcka per shqiperine.

  14. Deti kuq e zi ke bere komentin me te mire .Atdheu eshte i shtrenjte dhe nuk shitet kollaj por kur nuk te sigurojne kushtet minimale dhe pagesa eshte qesharake atehere talentat shqiptare kane te drejte te shtegetojne ne vende te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje