Charlie Jackson është lojtari më i ri i Mançester Junaited. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, nëse nuk do të ishte fakti që ai është vetëm një fëmijë 5-vjeçar.
Kriza financiare dhe rregullat fair play të vendosura nga ana e UEFA-s, kanë bërë që ekipet të hedhin sytë nga të rinjtë, e madje edhe nga fëmijët, ashtu siç kanë bërë drejtuesit e Junaited.
Mediat britanike bëjnë me dije se Junaited e ka vëzhguar Jackson që kur ka qenë 3 vjeç. Aftësitë e tij kanë bindur stafin teknik të Junaited dhe tashmë ai mund të quhet lojtari më i ri i këtij klubi.
Prindërit e 5-vjeçarit ndërkohë, nga njëra anë janë të lumtur për fëmijën e tyre, por nga ana tjetër janë të mërzitur, për shkak se janë tifozë të betuar të rivalëve të Junaited, Mançester Siti.
Edhe vetë Charlie është tifoz i Sitit dhe admiron portierin e Sitit, Xho Hart dhe sulmuesin italian të Sitit, Mario Baloteli.