Juventusi rikthehet në krye

20 Nëntor 2011, 18:06Sport TEMA

Juventusi ka filluar që gradualisht të vë rrënjët në pozitën e parë të renditjes tabelare në Serie A, pasi me lehtësi ka mposhtur me rezultat 3-0 Palermon në shtëpi.

Juventusi dominoi plotësisht në këtë sfidë, kurse goli erdhi që në minutën e 20-të, kur Simone Pepe ishte i saktë për 1-0.

Në pjesën e dytë finalizohet fitorja me anë të golit të Matrit (48’) dhe me anë të Claudio Marchisios i cili e përfundoi ndeshjen për 3-0 (65’).

Juventusi me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë me 22 pikë, po aq sa ka edhe Lazio, por bardh e zinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

1 komente në “Juventusi rikthehet në krye”

  1. gucja says:

    normal,,,,,,,OLD LADY,,e meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje