Portieri i Bajern Mynih dhe i kombëtares gjermane, Manuel Nojer, ka fituar 500 mijë euro në kuicin e njohur “Kush do të bëhet milioner”, në Gjermani. Mirëpo Nojer u tregua shumë zemërgjerë dhe këtë shumë ia dhuroi organizatave qe merren me ndihma humanitare.
“Tani më nuk duhet që të kuaj lojëra të fatit, duhet t’i kthehem punës te Bajern”, ka thënë Nojer në emisionin i cili ishte transmetuar të enjten në televizionin RTL.
Përkrah portierit gjermanë ishin edhe shumë sportistë e artistë të tjerë të njohur, por në kuic Nojer ishte më i suksesshmi në mesin e tyre.
Nuk eshte krejt ashtu sic thoni jo. Ishte pjesmares ne nje gare bamiresie dhe te gjithe te ftuarit VIP-a, fitimet i dhane per bamiresi.
Po Fadili ke shume te drejte. U takon lexuesve ta thone lajmin sic eshte ne te vertete, se gazetaret duhet ta modifikojne per te goditur kureshtjen tone. MAHHHHHH!
Me fal per nje korigjim te vogel.Prominentet i dhan te gjith per bamiresi sepse keshtu ishte vendosur me pare,ose vendoset gjithmone keshtu ne te tilla raste.Merita e Nojerit eshte zgjuarsia e tij qe arriti me merite tek shuma 500 mije euro gje e rralle per prominentet sportiste.