Skënderbeu, tre pikë të arta ndaj Flamurtarit, por sa shumë polemika....

19 Nëntor 2011, 19:53Sport TEMA

Skëndërbeu arriti të fitonte një trepikësh të artë përballë Flamurtarit, në një ndeshje të karakterizuar nga polemika të shumta. Një pjesë e parë e mrekullueshme pa gjatë saj raste për shënim nga të dyja skuadrat, por edhe një veprim akrobatik të rrallë të Lenës. i shërbyer nga Hysa, mesfushori, më i miri në fushë për të dy ekipet, realizoi një rrofeshiatë në lëvizje, e cila tronditi traun e portës vendase, pas një devijimi të lehtë të portierit Shehi.

Sfida e barabartë vazhdoi deri në minutën e 45’, kur gjyqtari Hoxha, protagonist negativ me një qëndrim të njëanshëm gjatë të gjithë takimit, dha në favor të korçarëve një penallti të shumëdebatueshme, për një kontakt midis Xhafajt dhe Abrahamit. Ashtu si një vit më parë, Shkëmbi realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, por për habi, në vend që të ishin vlonjatët të revoltuarit, ishte mbrojtësi Bici ai që shkoi të provokonte stolin vlonjat, duke u përjashtuar kështu nga loja. Minutat e tensionit vazhduan me drejtorin teknik të Flamurtarit që e pasoi dhe me një tifoz vendas që tentoi të futej në fushë, por u zmbraps prej Muzakës.

Pjesa e dyte, nisi vrullshem per vlonjatet dhe me një protagonist të ri, Shtubinën. Në një kundërsulm të shpejtë, Brkic kroson në hyrje të zonës për Prognin, i cili bën spondën me kokë për Shtubinën. Shkodrani tenton një goditje fluturimthi që shtang të gjithë, përfshi portierin Shehi. Është 1-1. Të inkurajuar nga goli, vlonjatët dominojnë për 10-15 minutat e ardhshme. Në rastin më evident, Shtubina fut një top të ulët në zonë, ku Hysa mbërrin i pari në rrëshqitje, por devijimi i tij është mbi traversë.

Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, korçarët mbeten gjatë të gjithë pjesës së dytë më progmatikë, ndërsa vlonjatët luajnë rrëmbyeshëm. Në një prej rasteve të krijuara nga vendasit, Bratiç kroson në zonë duke zënë të papërgatitur mbrojtjen, por sidomos portierin Mocka, i cili nuk del nga porta fillimisht dhe kur e ben, është jashtë trajektores. Xhafaj tenton te devijoje me kokë, pa ia dalë, por nga fare pranë, topi përfundon në këmbët e Allmucës, që realizon golin që do të bënte diferencën deri në fund.

20 minutat e mbetura të lojës janë më shumë për Flamurtarin, por që gjithsesi nuk arrin të krijojë raste të mira për të shënuar, përballë një mbrojtje të vendosur mirë të korçarëve. Në fund, një episod qesharak. Gjyqtari Hoxha ndëshkon Shehin për vonesën e lojës, ndërsa shkon e mbyll vetë takimin pa u përmbushur minutat shtesë. Për fat të keq, në një ndeshje që ishte një “kopertinë” për futbollin shqiptar, arbitri u shndërruar në disa episode në protagonist të panevojshëm. Megjithatë, pa i ngrënë hakun vendasve, ata luajnë si të barabartë edhe me dhjetë dhe tregohen më të logjikshëm në lojën e tyre. Ky është një Skëndërbe që po i ngjason gjithmonë e më shumë versionit të tij më të mirë. Përmbysja? Testi i javës së ardhshme në Shkodër do ta provojë.


MINUTE PAS MINUTE SIÇ U TRANSMETUA LIVE NE SPORT EKSPRES

90+3′ Karton i verdhe ndaj Shehit per vonese… dhe me pas gjyqtari Hoxha e mbyll lojen perpara kohe. Shume i debatueshem gjykimi i tij. Nderkohe, Skenderbeu merr tre pike te vlefshme, qe e rifusin ne garen per titull.
90′ Nis tashme koha shtese. Largohet Bratic dhe ne vendin e tij nje tjeter kroat, Biskup.
83′ Karton i verdhe per Lenen, per nje top te goditur ne loje te ndaluar. Ishte nje aksion goli i Hyses, qe ktheu pas per Lenen, i cili realizoi me loje te ndaluar. Per gjyqtarin, Hysa stopoi fale ndihmes se dores. E dyshimte.
82′ Krosimi i Brkic, por Orelesi fuqishem nderhyn me koke dhe kthen tek Shehi. Flamurtari perpiqet te vendose nen presion vendasit ne minutat e fundit te lojes.
81′ Brkic tenton ne hyrje te zones, por goditja e tij eshte qendrore dhe kontrollohet nga Shehi.
80′ Del nga fusha Muzaka tek Skenderbeu. Ne vendin e tij do te aktivizohet Kerçiku.
77′ Nga jashte zone tenton Telushi. Nje tentative teresisht e pasakte.
75′ Zevendesimi i fundit tek Flamurtari. Ne fushe futet Telushi, qe do te luaje ne vend te Kuqit.
73′ Zevendesim i ri nga trajneri Lutaj. Largohet kapiteni Sakaj dhe ne vend te tij, Polizoi Arbri.
67′ GOOOOL. Skenderbeu perseri ne avantazh. Shenon Allmuca. Edhe pse me dhjete, Skenderbeu ka force te sulmoje. Krosimi nga e djathta nxjerr bllof dy mbrojtes, perfshi Mocken. Topi kalon mbi koken e Xhafajt, por Allmuca nga fare prane ben detyren dhe devijon ne rrjete.

65′ Zevendesim tek Flamurtarit. Largohet Progni dhe ne vendin e tij hyn Begaj.
63′ Orelesi merr krahun e majte pasi i shmanget edhe nderhyrejes se Rajovic. Kroson ne zone, Xhafaj ne rreshqitje tenton te devijoje ne porte, por topi eshte jashte.
60′ Shtubina sherbehet shkelqyeshem nga nje top i gjate. Perpiqet te shmange nje mbrojtes dhe tenton me te majten nga hyrja e zones se rreptesise. Jashte. Me i miri ne fushe ne keto momente
57′ Largohet Gvozdenovic dhe ne fushen e lojes eshte Erbim Fagu.
56′ Perseri Shtubina, i mrekullueshem, fut nje top ne qender per Hysen. I vetem perballe Shehit, ne rreshqitje godet mbi traverse. E pabesueshme.
55′ Ngaterrese ne zone, Xhafaj mbetet i vetem, por nga fare prane godet lehtesisht dhe Mocka bllokon.
53′ BARAZON FLAMURTARI. Brkiç ne kundersulm, kroson ne qender, Progni ben sponden me koke per Shtubinen, i cili nga hyrja e zones godet fluturimthi. I palevizshem Shehi. 1-1. Gjithcka duket te rinis nga barazimi, por vendasit jane me nje lojtar me pak.

49′ Sakaj harkon shkelqyeshem ne zone dhe Shehi del bllof, por nuk eshte askush afer topit per te devijuar.
46′ Xhafaj deperton deri ne hyrje te zones. Atje fut nje top ne qender, por Abraham devijon ne goditje kendi.
45+4′ Gjest i turpshem i BICIT, qe hyn ne stolin e vlonjateve dhe provokon futbollistet rezerve. Ndodh nje perplasje dhe gjyqtari e perjashton me te kuq. Momente tensioni… Bici tenton te godase gjyqtarin, por e largojne shoket e skuadres jashte fushe. Per pershirjen ne incident me te verdhe ndeshkohet edhe Xhafaj. Perjashtohet edhe drejtori teknik i Flamurtarit. Ne fushe tenton te futet nje tifoz. Pengohet nga Muzaka. Ndodh gjithcka tashme ne Korce.
45+2′ GOOL. Shkembi kalon ne avantazh vendasit
. Mocka perpiqet te gjeje krahun duke u hedhur majtas, por topi eshte qendrore. Nje vit me pare, ishte pikerisht nje penallti e Shkembit ajo qe i dha fitoren korcareve ne kete sfide.
45′ Penallti per Skenderbeun pas nje kontakti te Abraham me Xhafajt ne hyrje te zones, ne nje krosim te ardhur nga e majta.. Nga pamjet televizive, nuk duket absolutisht si penallti. Protestojne fuqishem vlonjatet.
40′ Progni, i pasakte nga nje goditje nga distanca.
34′ Abraham nderhyn nga pas ne dem te Bratic dhe ndeshkohet me karton te verdhe. I pari qe perfundon ne bllokun e gjyqtarit.
33′ Goditje denimi e Shkembit qe harkon ne zone. Mocka grushton dhe topi mberrin tek Radas, i cili tenton me nje te djathte nga 30 metra. Mbi traverse.
25′ Nga goditja e denimit, topi pasohet tek Shkembi qe nga e majta harkon ne qender shkelqyeshem, ku gjen Muzaken e liruar. Nga 2-3 metra largesi, sulmuesi godet me koke mbi traverse. Cfare rasti.
24′ Xhafaj gjen hapesiren mes dy mbrojtesve, por ne momentin e fundit mbyllet nga Rajovic.
21′ Ndeshje e mrekullueshme deri tani. Top ne zone i Prognit, atje devijon Hysa, por Shehi arrin te devijoje larg kuadratit. Raste te shkelqyera per te dy ekipet, por momenti me i bukur mbetet pa dyshim veprimi akrobatik i Lenes ne te 17′.
20′ Shkembi, nje goditje denimi nga prane, i afrohet golit. Gjuajtja shume prane shtylles.
17′ TRAVERSE. Lena i pabesueshem, nje rrafeshiate e mrekullueshme. Krosim i Hyses brenda zones, Lena ekzekuton nje rrofeshiate te mrekullueshme akrobatike qe shtang te gjithe. Megjithate, Shehu arrin qe me refleks te preke pakez topin, sa per ta derguar ate ne traverse. Ne rikthim, nje nder lojtaret e Flamurtarit mberrin tek topi, por i shqetesuar nga mbrojtja, gjuan jashte nga nje meter larg. Protestojne vlonjatet per penallti. Nuk mendon ashtu gjyqtari Hoxha.
17′ Kroati Radas tenton nje gjuajtje nga brenda zones. Tokazi, por dobet, pret Mocka.
13′ E pabesueshme se cfare shperdoron Allmuca. Xhafaj deperton djathtas dhe jep nje kros te ulet ne zone per tek Allmuca. Nga pese metra distance, ish-kapiteni i Dinamos nuk koordinohet dhe vetem sa prek topin qe del ne fundore. Asgje nuk mund te shmangte golin nese ai do te kishte goditur si duhej.
12′ Shtubina deperton ne krahun e majte dhe harkon ne qender per Hysen, por Shehji del dhe kontrollon ne dy kohe. Mbrojtja e vendasve ishte kapur ne befasi nga shpejtesia e futbollistit shkodran.
9′ Rasti me i mire deri tani. Hysa tenton nga 30 metra, duke pare edhe daljen e Shehit, por portieri korçare arrin te grushtoje ne veshtiresi ne goditje kendi. Parabol e shkelqyer e sulmuesit te Flamurtarit.
5′ Progni tenton pas nje goditje kendi, por Shehi eshte ne pozicion dhe kontrollon lehtesisht. Rasti i pare per miqte.
2′ Orelesi tenton nga jashte zone, por gjuaja eshte e lehte dhe qendrore. Vendasit e nisin ne presing lojen.
1′ Korçaret shfaqen rrezikshem. Goditje e Muzakes brenda zones, e devijuar paksa, por Mocka kontrollon ne pozicion.
0′ Skuadrat rreshtohen ne fushe, por tymueset vonojne nisjen per disa minuta.
0′ Behet gati te filloje kryesfida e javes, midis Skenderbeut dhe Flamurtarit. Ne Korce stadiumi eshte paralajmeruar i mbushur krejtesisht. Perballen dy rivalet per titull ne sezonin e shkuar, ndaj ndeshja pritet te jete shume “pikante”. (Sport Ekspres)

12 komente në “Skënderbeu, tre pikë të arta ndaj Flamurtarit, por sa shumë polemika….”

  1. skelari migrues says:

    me vjen shume keq qe ky zagar shtet nuk po kursen as pasionin dhe talentin e te rinjve ne kete vend… me duket se shoqeria jone e ka humbur boshtin…

    1. Landi- Sverige says:

      Shoqeria jone ka humbur gjithshka nga kjo mafje shpellare pervec injorances. Cfar te presim me nga ky shtet-pushtet mesjetar ku jo vetem niveli i futbollit dhe i sporteve ne pergjithesi, por i te gjitha fushave te jetes, ndodhen ne nivelet me te ulta ne bote.

  2. Historia says:

    Ngordhi koha e diktatures kur skuadren e Vlores si rakitike e conin ne nivel Korcaret qe i dergonte politika te jetonin ne Vlore duke ju dhene talentin e tyre fodujve te Vlores,pse?sepse atje u ngrit flamuri.C’ka pune flamuri me soprtin?
    Ky ishte Stavri (Hungarezi) Lubonja qe linte familjen ne Tirane dhe jetonte ne Vlore se e komandonte politika.Politika moniste Korcaret i shtrythte si limonj ne shume fusha dhe pastaj i linte ne ruge si limonj te shtrydhur.Keta limonj ngriten Tiranen dhe Shqiperine,pa mohuar limonjte e tjere,tani kjo Tirane e la Korcen nje fshat,qe televizori jep nje program artistik xhiruar 15 vjet me pare ne Korce,kurse Tirana c’do nate ka shfaqe te reja artistike.Pse ky hendek kaq i math qe sa vjen behet humnere?Ala e trajton Tirana Korcen si Greqi,duke ja varur torben krejt,nderkohe Saliu superfondet i heth ku te doje,meidene e pa deklaruar prisni o Korcare sa te zhvillojme veriun.
    Historia

    1. 1 maji says:

      e ju i thoni vetes qe nuk e keni gjoksin grope? o korqare o truthare ju marte lumi

    2. PO KUSH JU LLOGARIT JU MORE TE MJERE ! JENI HAJDUT DHE LLAFAZAN PA PALCE KURRIZORE O TE LODHUR !

    3. Babiloni says:

      I nderuar miku im,
      nuk dua te bej replike me ty por vetem te te saktesoj qe Vlora, jo vetem qe nuk ka perfituar ne futboll nga periudha e komunizmit, por vetem ka humbur dhe ajo si shume klube te rretheve ne favor te klubeve te Tiranes. Ato ishin kohe te tjera dhe komandonte partia, por po te kujtoj qe ne Flamurtarin e madh qe luante ne vitet ’80 kunder Barcelones dhe Partizanit te Beogradit NUK KISHTE ASNJE JO-VLONJAT!
      Nuk e them per mburrje provinciale por vetem si nje te vertete qe po te duash mund ta provosh lehtesisht. Po te duash te radhis edhe formacionin e ekipit te asaj periudhe dhe nuk do te gjesh asnje te “huaj”. Prandaj, perpara se te shkruash komente te tilla qe i lidh ne menyre te pakuptimte me flamurin ose nacionalizmin, mendohu mire, dhe thith pak me shume oksigjen se te ben mire per te ri-freskuar kujtesen dhe lexuar HISTORINE ne menyre te paanshme.
      Sa per ndeshjen e djeshme, per fat te mire te gjithe e pane se cfare gjykimi kishte dhe si u dha ajo penallti.
      Nga ana tjeter komplimente me te sinqerta lojtareve te Skenderbeut per shpirtin e sakrifices dhe lojen e zhvilluar, pervec atij legenit Bici qe kreu ate gjest te shemtuar.
      Lojen e Flamurtarit e pane te gjithe dhe ajo duhet pershendetur, sidomos gjate pjeses se pare.
      Skenderbeu nuk vodhi gje ne fushen e lojes por arbitri shkaterroi nje loje qe do ishte akoma ma e bukur ne pjesen e dyte pa ate penalltine e paqene.
      Megjithate kampionati eshte i gjate dhe do e tregoje sa do ti vleje lekura edhe Skenderbeut edhe Flamurtarit, duke llogaritur edhe qe ndeshjen e kthimit ne fazen e dyte e keni ne Vlore, apo jo miku im???!!
      Ne do ju presim sic e do zakoni! me nje shporte me gola dhe me nga nje dhurate te vogel personale qe ta merrni me vete kur te ktheheni ne Korce!;;))
      Pershendetje miku im!
      p.s. dhe historine lexoje vete dhe jo te ta tregoje BODE-ZEQO-DUKA se kur luante Flamurtari ne Europe, ata hanin qepujka…….

  3. olti says:

    O LABET E QELBUR
    po ju jeni njerzit me idjote qe kam njohur gjithmone,
    po si nuk doli njeri te thuash djal i zgjuar nga keta
    palloshet e vlores.
    Juve mor mjerane ju duket vetja si jashte shtetit
    kur keni ndeshje ne korce,se ne ajo hapesire qe keni
    ju qe e quani “stadium” eshte vetem per te mbjelle patate.
    hahahahahahhahahahahahhahahahhahha.
    QYTET ME TE QELBUR SE vlora UNE SKAM PARE NDONJEHERE
    NJERE QE E KAM VIZITUAR DHE AS QE BEHET FJALE TE SHKOJ
    ME NE ATE FSHAT DHE MBI TE GJITHA DHE ME NJERZ FSHATARE

    1. adrian says:

      ato vite kaluan dhe e dime te gjithe qe cfare vitesh ishin por e keqia eshte se korca eshte e ndare new dy mendje ,,se pari sben dot pa politiken ,,,,pa financat dhe kete e dini mire ,dhe se dyti greqiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa o te mjere qe po tu pysesh ne greqi nga je e dini cfare pergjigje japin,,,,,,elinasssssssssssssssssssssssssss ,sa per futbollin ju e dini shume mire se kush eshte vlora dhe kushe eshte korca.na vjene keq kur ju shoim o te shkrete bythecar ashtu korrrrrrcare,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    2. tini says:

      di duhet te jesh nga berlini. ko..

    3. Babiloni says:

      U cun legen, qe quan veten edhe korcar!
      Po cfare te kane bere leberit qe i quan te qelbur.
      Mos ke ndonje histori “personale” te hidhur dhe te ka ngelur mendja?!?!
      Ne nuk jemi “goca bulevardi” qe te leme ekipin tone vetem ne ndeshjet jashte por e shoqerojme deri ne fund te botes, kurse ju e niset Skenderbeun ne Vlore vetem pa tifoza?!?!? O legen bulevardi qe je rritur nen fustanin e Bodes dhe te Zeqos, pse nuk vjen ta shoqerosh Skenderbeun ne Vlore ne ndeshjen e kthimit sic erdhen vlonjatet te shtunen ne stadiumin tuaj??? Te gjithe ata si puna jote jane kurva e nuk jane burra, se po te ishin te tille nuk e linin Skenderbeun vetem vjet ketu ne Vlore…
      O legen po ne “kernackat” dhe “panxharin” nuk i kemi zakon ti hame por i japim nga nje “levrek” si dhurate tifozeve si puna jote pas ndeshjes!
      Po nuk erdhe te marresh racionin tend ne ndeshjen e kthimit, mos ki merak se do t’ja japim Shkembit me vete se ti sjell ai ne shtepi…
      ……………………………………….

  4. Doktori says:

    SHQIPOT ME GROPE DHE PA GROPE NE GJOKS.
    More doktror pse ki Zeqoja ka grope ne gjoks une jo?

    Kur i piesin shqiptaret kush e cloroi Shqiperine c’jane na Vlora rahin gjoksin sa bene nje grope ne te.E kuptove or Shemshedin? po mor doktor po e kuptova.
    Doktori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje