Migjen Basha, mesfushori 24 vjeçar i Torinos i rrëfehet mediave italiane: Fatkeqësisht FSHF dhe federata Zvicerane nuk po arrijnë një marrëveshje
Nga shumë fytyra të reja që kanë mbërritur këtë sezon në ekipin e Torinos këtë sezon, veçohet një futbollist i cili është duke shkëlqyer me karakterin dhe aftësitë e tij të lojës.
Migjen Basha, mesfushori shqiptar me shtetësi zvicerane ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje për skuadrën Granata në Serinë B por menjëherë ka pushtuar zemrat e tifozëve të cilët tashmë i kanë përgatitur pankarta të tilla si “11 Basha” dhe e krahasojnë me legjendën e klubit, Giacomo Ferri. Basha ka nisur të luajë në Itali që adoleshent në Lega Pro me Luçhesen e Viareggion para se të kalonte te Rimini dhe Frosinone, stacione nga të cilat bëri hapa të mëdhenj drejt profesionistit që është sot.
Me paraqitje të mira ai ndihmoi Riminin të ngjitet në Serinë B nga Lega Pro 2. Për një futbollist kualitativ si ai, është i pazakonshëm fakti se nuk është anëtar i një përfaqësueseje, raporton Sport Ekspres.
Për këtë ai ka përgjigje. “Edhe pse kam lindur në Zvicër jam shumë i lidhur me origjinën timë shqiptar, dhe kur kam kohë të lirë gjithmonë kthehem në atdhe dhe takohem me familjarët e mi. Sa i përket debutimit në përfaqësuese, nuk e kam bërë ende për shkak se dy Federatat (Zvicra dhe Shqipëria) nuk arrijnë një marrëveshje mes tyre. Shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen”, tha Basha gjatë një interviste për TNMagazine.
Pas vështirësive të shumta në sezonin e kaluar te Atalanta ku nuk luajti mjaftueshëm ai zgjodhi Granata-t. Aktualisht, Torino është vendi I parë në Serinë B pas 15 javës ndërsa publiku vazhdon të mahnitet me paraqitjet e 24 vjeçarit, i cili me autoritetin e tij në fushë ka zgjuar krahasime me legjendën e klubit, Giacomo Ferri.
Por, ai vazhdon të ruan modestinë. “Giakomo është një futbollist i madh që ka shkruar historinë e Torinos dhe është duke e bërë tani edhe si zyrtar”, shtoi Basha, karakteristikat e së cilit e bëjnë shumë të dobishëm për ekipin meqë është në gjendje të luajë në pozicione të ndryshme në mesfushë. “Më pëlqen të luaj në qendër dhe të nisem përpara në kërkim të shërbimit ose goditjes”, u shpreh ai. Edhe pse në huazim te Torino, ai shpreh gatishmërinë të mbetet për një kohë të gjatë me Torinon. “Do të nënshkruaja menjëherë për të mbetur këtu për sa më gjatë të jetë e mundur”, theksoi ai.
Basha, është pikësëpari një mesfushor shkatërrues. Me largimin e Lalës, futbollisti do të kishte qenë një alternativë e rëndësishme për vendin e lënë bosh nga kapiteni.
FSHF dhe Armado Duka i saj nuk e kane mendjen tek futbolli shqiptar,por tek MATRAPAZLLEQET!!!Mire,qe nuk jane te zotet per te krijuar apo mbeshtetur talentet e shumta ne Shqiperi,POR EDHE KUR JANE GATUAR VETE JASHTE SHTETIT,KETA BANDITE,QE KANE OZURPUAR FUTBOLLIN TONE,NUK JANE NE GJENDJE TE BEJNE DICKA!!!PACIN FAQEN E ZEZE!!!HARRAM TA KENE EDHE TE GJITHE SPECIALISTET E FUTBOLLIT,QE E ZGJODHEN NE KRYE TE FSHF-se KETE BANDIT!!!
ngjan shume me nje aktor amerikan por nuk i mbaj mend emrin !
se marrim se esht me salen