Mesfushori serb, Milosh Krasiç, ka paralajmëruar largimin nga Juventusi, duke qenë se tashmë nuk është më titullar dhe për më tepër, në katër ndeshjet e fundit ka përfunduar në tribunë, duke mos u grumbulluar fare nga trajneri Antonio Konte.
Kjo gjë është bërë e ditur nga agjenti i Krasiç, Dejan Joksimoviç, gjatë një deklarate për mediat serbe.
“Mançester Siti dhe Çelsi e kërkuan Krasiç në verë, por Juventusi vendosi që ta mbajë në ekip. Tashmë nuk e di nëse ato janë ende në kërkim të një mesfushori krahu. Milosh duhet të luajë dhe për këtë arsye, duhet të gjejmë një klub tjetër në janar. Kjo, pasi trajneri Konte nuk e do atë”, ka thënë agjenti i mesfushorit serb, i cili ishte një nga idhujt e tifozerisë bardhezi gjatë sezonit të kaluar dhe madje shihej si pasardhësi i Pavel Nedved.
mi dispiace Krasic , mua me pelqen si lojtar , te kemi dhe nga Mitrovica more Krasic , ke shume shoke shqiptar , te uroj te luash ne ndonje klub me te mire se Juve !