Arigo Saki: Ekipet italiane më vënë në gjumë, me përjashtim të Juves

21 Nëntor 2011, 14:12Sport TEMA

Një ndër trajnerët më të mëdhenj italian, Arigo Saki, ka kritikuar futbollin italiane, duke thënë se ekipet e kampionatit italian të vonë në gjumë me lojën e tyre. Përjashtim, sipas Sakit, bën vetëm Juventusi.

“Ndoshta edhe për shkak të moshës, por ekipet e Serisë A më vënë në gjumë. Shoh ekipe që sulmojnë me vetëm një lojtar, ndërsa 9 të tjerët qendrojnë në mesfushën e tyre. Përjashtimi i vetëm është Juventusi i Antonio Kontes. Juventusi bën një lojë zbavitëse, duke e mbajtur ekipin në gjysëmfushën e kundërshtarit dhe po merr rezultate të rëndësishme. Puna që ka bërë Konte në këto pak muaj është e jashtëzakonshme”, ka thënë Saki për Mediaset.

 

1 komente në “Arigo Saki: Ekipet italiane më vënë në gjumë, me përjashtim të Juves”

  1. gallata says:

    Nuk mund t’i shkruani gjerat sipas qejfit ! -Arrigo dhe jo Arigo !-Ke ni mundesine te mesoni me te rinjte qe lexojne shkrimet tuaja,qe pasi lexojne gjerat ne gazete kembengulin qe eshte ashtu se e ka edhe gazeta!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje