Futbollisti me prejardhje nga Angola, 19-vjeçari Ramalho, ka hyrë në historinë e klubit të futbollit spanjoll, Atletiko Bilbao. Ai është i pari futbollist me ngjyrë që aktivizohet për këtë ekipn. Ramalho është aktivizuar gjatë ditës së djeshme vetëm tre minutat e fundit, por kaq i ka mjaftuar për të hyrë në histori.
Atletiko Bilbao është një ekip që në fakt bazohet vetëm tek lojtarët vendas, pra ata bask dhe nuk merr lojtarë madje as nga zonat e tjera të Spanjës.